Greqi/ Tmerr në kampet e refugjatëve, fëmijët duan të vrasin veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet dramatike që transmetoi së fundmi BBC nxori në dritë dramën e vërtetë që ndodh me fëmijët e refugjatëve.

Fëmijët kanë arritur deri në atë pikë sa tentojnë vetëvrasjen në kampin famëkeq të Morias në ishullin grek të Lesvos.

Gjithashtu, edhe televizioni shtetëror zviceran transmeton një kronikë të re televizive për gjendjen tragjike dhe kushtet ç’njerëzore në kampin e ishullit të Samos.

Deri më tani numërohen mbi 8000 refugjatë dhe emigrantë, fakt që ka bërë që tashmë banorët e ishullit të mos t’i ndihmojnë më ata dhe të kërkojnë prej organeve lokale largimin e tyre.

Realisht ky kamp është një qytet i dytë. Kur në 2015-ën filloi kriza me sirianët, banorët ndihmonin, por tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi është zvogëluar numri i sirianëve dhe është rritur numri i atyre që vijnë nga Afrika apo vende ku nuk ka luftë”, thotë Georgios Dionisiou, zëvendëskryetar bashkie, transmeton Top Channel.

Sipas të dhënave nga OKB, numri i refugjatëve që kanë hyrë në Greqi këtë vit ka shkuar në rreth 69000 vetë, ndërsa në Itali kanë hyrë vetëm 1500.

Të fundit

Nicușor Dan u zgjodh president i Rumanisë, Begaj: Pres me padurim të punojmë së bashku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në...

Ish-kancelari i Austrisë: Mandati i 4-rt i Ramës, arritje e rrallë në politikën europiane

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz e ka quajtur fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit nga kryeministri Rama, si një arritje të rrallë në politikën...

“Qyteti i gurtë sharmant”, Rama ndan në Facebook artikullin e “Islands” për Gjirokastrën

Revista “Islands” i ka kushtuar një artikull promovues Gjirokastrës sonë, duke e cilësuar atë si një qytet me atraksione turistike. “‘Qyteti sharmant prej guri’ i...

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54%...

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë...

Lajme të tjera

Web TV