Video/ Tension te Universiteti Politeknik gjatë protestës studentore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët u janë rikthyer sot protestave pasi pretendojnë se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, të shpalosura që në protestat masive që shpërthyen në dhjetor të 2018-ës.

Të rinjtë u organizuan në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe në Universitetin Politeknik, si dhe në fakultete e universitete të tjera.

Por në ambientet e Universitetit Politeknik pati një moment tensioni midis disa studentëve dhe rojeve të sigurisë. Dera kryesore ka qenë e mbyllur dhe studentët nuk janë lejuar të hyjnë brenda, ndërkohë që jashtë vazhdonte protesta.

Mesa duket drejtuesit e universitetit janë ruajtur nga një përsëritje e situatës së dhjetor 2018-janar 2019, ku ambientet e fakulteteve të ndryshme u bllokuan nga studentët protestues.

https://youtu.be/YtitdA9oFno

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar në rregull. I pari është...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Lajme të tjera

Web TV