UNHCR/ Bota të përgatitet për pasojat e ndryshimit të klimës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet e klimës do të shkaktojnë zhvendosjen e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, dhe bota duhet të përgatitet për këtë situatë, thotë Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Kreu i kësaj agjencie, Filippo Grandi, u shprehse Kombet e Bashkuara gjatë kësaj jave vendosën, që personat të cilët ikin nga vendi i tyre, për shkak të ndryshimeve të klimës, meritonin mbrojtje ndërkombëtare.

Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara e mori këtë vendim të hënën, në lidhje me shtetasin e Kiribatit, Ioane Teitiota, i cili ngriti një çështje kundër Zelandës së Re, pasi autoritetet mohuan kërkesën e tij për azil.

Aktvendimi thotë nëse keni një kërcënim të menjëhershëm për jetën tuaj, për shkak të ndryshimit të klimës, për shkak të urgjencës së klimës, dhe nëse kaloni kufirin dhe shkoni në një vend tjetër, nuk duhet të dëboheni, sepse do të rrezikonit jetën tuaj, ashtu si në një luftë apo në një situatë persekutimi. Ne duhet të jemi të përgatitur për një numër të madh njerëzish që lëvizin kundër vullnetit të tyre“, tha Grandi për Reuters.

Rreziqet potenciale përfshijnë zjarret, sikurse ato në Australi, rritja e niveleve të detit që prekin ishuj me sipërfaqe të ulëta, shkatërrimin e të lashtave dhe bagëtive në Afrikën nën-Sahariane dhe përmbytjet në të gjithë botën.

Për më shumë se 70 vite UNHCR-ja, ka punuar për të ndihmuar ata që ikin nga vendet më të varfra, si rezultat i konfliktit.

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV