Mike Pompeo: Qeveria kineze është “grabitqare”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti qeverinë komuniste të Kinës një “grabitqare”. Ai i bëri komentet në Shri Lankë ku autoriteteve u bëri thirrje për të qëndruar largë ndikimit të Kinës. Pompeo u angazhua edhe për fuqizimin e pranisë diplomatike amerikane në Maldive për t’iu kundërvënë superfuqisë aziatike – Kinës.

Shri Lanka dhe Maldivet, janë të vendosura në rrugët kryesore tregtare të Oqeanit Indian. Ato kanë marrë hua shumë nga Pekini në vitet e fundit, duke shqetësuar Uashingtonin.

Pompeo i bëri sulmet ndaj Kinës, në qendër të një turneu aziatik, këtë javë, që filloi në Indi dhe tani po lëviz nga ishujt e Oqeanit Indian në Indonezi.

“Shri Lanka është një partner i fuqishëm strategjik për Shtetet e Bashkuara në skenën botërore”, u tha Pompeo gazetarëve pas bisedimeve me presidentin, Gotabaya Rajapaksa. Pompeo tha se Uashingtoni ka siguruar trajnim ushtarak dhe dy anije roje bregdetare në Shri Lankë.

Ambasada kineze reagoi, duke postuar në Twitter një imazh promovues për video-lojën “Aliens vs Predator”.

“Na vjen keq Sekretar Pompeo, ne jemi të zënë me promovimin e miqësisë dhe bashkëpunimit Kinë-Shri Lankë, nuk jemi të interesuar në ftesën tuaj të lojës Alien v Predator”, thuhej në postim.

Shtetet e Bashkuara ua kanë tërhequr rregullisht vërejtjen shteteve që të mos marrin hua nga Kina, pasi në këtë mënyrë i hapin asaj rrugën për të ndërhyrë dhe të shtrijë ndikimin në këto vende. SHBA-ja dhe Kina kanë një sërë mosmarrëveshjesh përfshirë ato tregtare dhe të teknologjisë./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (Emri)

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të martën në mëngjes. Klubi i ligës së tretë në Zvicër, Granges Pakot, njoftoi...

Jozi i jep fund lidhjes me Loredanën? Ja detaji që po bën xhiron në rrjet!

Jozi është banori i parë në këtë edicion i cili është përjashtuar nga produksioni BBVIP4. Këngëtari u përjashtua për shkak të diskriminimit dhe fyerjes ndaj...

Shqipëria, mes 5 vendeve me uljen më të madhe të lindjeve

“Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria po plaket, me njerëz që jetojnë më gjatë dhe shumë më pak lindje. Është ky alarmi që ngre...

Administrata, drejt punës hibride dhe në distancë!

Pas rritjes së pagave në administratë, qeveria parashikon një tjetër ndërhyrje në këtë aspekt. Hapi i radhës është ndryshimi i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bënë veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Lajme të tjera

Web TV