Donald Trump dhe shijet e tij rreth kulinarisë janë diskutuar deri në atë pikë sa mund të thuhet mjaft. Ushqimi i shpejtë, bifteku me ketchup dhe çokollatat.
Kjo mund të ketë ndodhur për arsyen se mund të kemi lexuar shumë në lidhje me ketë temë ose për shkak të lehtësisë me të cilën ne e imagjinojmë presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara që porosit një McDonalds, por çështja është se kjo nuk na bën më përshtypje.
Nga ana tjetër, Joe Biden, i fsheh shijet dhe preferencat e tij që ndoshta mund të na surprizojnë.
Me rastin e ditëlindjes së Kamala Harris, Biden publikoi në llogarinë e tij në Twitter një video të tyre, shoqëruar me diçiturën: “Vitin tjetër, do të fetsojmë me një akullore në Shtëpinë e Bardhë”.
Happy Birthday, @KamalaHarris. Next year, let’s celebrate with some ice cream at the White House. pic.twitter.com/SWhS32AaIE
— Joe Biden (@JoeBiden) October 20, 2020
E kush më mirë se Barack Obama do të konfirmonte dyshimet e publikut, duke deklaruar se “Joe Biden ‘e fshin’ akulloren e tij të preferuar”.
Sen. Kamala Harris: “What’s the thing about the ice cream? [Joe Biden] loves ice cream. Tell me about that.”
President Obama: “Ice cream is big. Pasta with red sauce, he can go deep on that.” pic.twitter.com/7C9RjqvA3j
— The Hill (@thehill) September 8, 2020
Në një video promovuese për Harris, ish-zv/presidenti i SHBA-së lëshoi një batutë, duke deklaruar se akullorja është shumë e rëndësishme për të.
“Po, akullorja është shumë e rëndësishme për mua, por edhe makaronat me salcë domateje”, është shprehur Biden.
Në pamje të parë këto preferenca mund të duken si dy zgjedhje të thjeshta dhe tepër të zakonshme, por në realitet është se ato dy zgjedhje mund të tregojnë shumë më shumë se sa pritet për një kandidat demokrat.
Me siguri, ju keni dëgjuar për thënien se “ne jemi ata çfarë hamë”, por realisht çfarë do të thotë saktësisht dieta jonë ditore?
Më konkretisht, çfarë do të thotë në lidhje me Joe Biden fakti se ushqimi i tij i preferuar është akullorja?
Një studim i Universitetit Shtetëror të Dakotës Veriore, tregon se si njerëzit që preferojnë ushqimet e ëmbëla shfaqin sjellje dhe prirje më solidare në shoqëri.
“Njerëzit me një shkallë të lartë mirësie i shijojnë ëmbëlsirat shumë më tepër, se sa njerëzit me një nivel më të ulët dashamirësie”, shkruajnë autorët.
Studimi tregon gjithashtu se si këto preferenca ushqimore kanë një lidhje të fortë dhe reale me tiparet shoqërore të një personi.
Në mënyrë të veçantë, studimi tregon se ata persona që preferojnë ëmbëlsirat “janë shumë më të pëlqyeshëm për të tjerët dhe gjithashtu kanë sensin për t’u angazhuar si vullnetarë për pastrimin e qytetit të tyre në rast të ndonjë përmbytjeje të madhe”.
Në 2016, Biden deklaroi se nuk pinte alkool dhe as duhan, por konsumonte shumë akullore.
Një fakt i tillë është konfirmuar nga faturat e prera, pasi përgjatë fushatës së tij elektorale, u shpenzuan 10 mijë dollarë për blerjen e akulloreve.
Megjithatë, ajo çfarë u kuptua është se Biden vendosi ta përfshijë këtë ëmbëlsirë si pjesë të dhuratave që ai bënte për donatorët e shumtë të fushatës.
Mbi të gjitha, ish-zv/presidenti nuk e ka fshehur asnjëherë preferencën e tij për akulloren, madje ai ka postuar foto dhe ka folur hapur në lidhje me këtë ëmbëlsirë në disa biseda të ndryshme.
It’s debate night, so I’ve got my earpiece and performance enhancers ready. pic.twitter.com/EhOiWdjh1b
— Joe Biden (@JoeBiden) September 29, 2020
Në fakt, në një postim në Twitter që ai bëri në fund të muajit shtator, na lejon ne të dalim në përfundimin se marka dhe shija e tij e preferuar është akullorja “Jeni’s”, e cila përbëhet nga gjalpi i kripur i kikirikut me copa çokollate dhe që konsiderohet një akullore klasike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një situatë të tillë disa njerëz kreativë dhe të guximshëm kanë ditur mjaft mirë të përfitojnë nga ky fakt, ata kanë prodhuar shumë aksesorë me foton e Joe Biden, duke konsumuar një akullore.
Dhe këto aksesorë që ata kanë prodhuar më së shumti janë kartolina, bluza, jastekë, fletore dhe postera, të cilat i shesin në disa platforma të ndryshme online. /Re.D/Fjala.al