Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka dalë në mbështetje të Jozefina Topallit e cila sot lançoi partinë “Lëvizja për Ndryshim”.
Përmes një postimi në Facebook, Përmeti e quan partinë e Topallit të djathtën e nevojshme për opozitën. Ndër të tjera, Përmeti vendos theksin dhe betejat që sipas tij, ish-kryeparlamentarja ka bërë kundër së majtës.
“Te djathtët e nevojshëm për opozitën. Shqipëria ka plot të djathtë të vërtetë të cilët betejat kundra së majtës nuk i kanë reshtur kurrë. Një prej tyre është Jozefina Topalli. Urime Jozefinë”, shkruan deputeti.
Nga ana tjetër vetë topalli sot tha se ende pa u zyrtarizuar partia e saj e re ka pasur sulme nga politika e “vjetër”.
Këtë të mërkurë Topalli tha se ajo ka vendosur të reagojë, duke mos qëndruar anash dhe e heshtur.
Topalli tha se tre partitë e mëdha e kanë marrë peng Shqipërinë, duke e kthyer në monopol pasi mendojnë se është pronë e tyre.
la.mi/Fjala.al