Fidel Ylli jep lajmin e mirë: Kryeministri pranon kërkesat e futbollit, bojkoti i panevojshëm, u zgjidh vetëm me dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mërkurën është mësuar se negociatori i qeverisë me futbollin, deputeti Fidel Ylli i ka shkruar letër Sekretarit të Ligës Profesioniste, Dritan Kadias, ku i kërkon që të fillojnë sa më shpejt kampionatin, duke e cilësuar si të pavend, faktin se i kanë lënë kohë qeverisë për 4 kërkesat deri ditën e enjte, duke thënë se qeveria ka treguar se nuk i bie pré e presioneve. Në letrën drejtuar Libohovës, Ylli shkruan, se e vetmja zgjidhje është dialogu. Më tej ai shkruan se kryeministri Edi Rama i ka në tryezë 4 kërkesat e klubeve të Superiores, por thekson se bojkoti është kusht i panegociueshëm dhe për këtë arsye klubet duhet të fillojnë sa më shpejt kampionatin.

“Çdo ditë e humbur është në dëm të sportit dhe zgjidhjes”, – shkruan deputeti socialist. Kujtojmë se Liga ka vendosur që ditën e premte të ketë një mbledhje me presidentët e klubeve, do të vendoset për të ardhmen e kampionatit. Kështu, Liga Profesioniste e Futbollit e ka marrë një përgjigje nga deputeti Fidel Ylli, i ngarkuar nga kryeministri Edi Rama për të zgjidhur ngërçin e futbollit me qeverinë, krijuar për shkak të një Ligji Sponsorizimi që në komunitetin e futbollit e konsiderojnë si të pavlefshëm dhe që nuk prodhon asnjë qindarkë për klubet e futbollit.

Prej gati dy muajsh 10 klubet e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë Superiore, janë bërë bashkë dhe kanë bojkotuar kampionatin, ndërkohë që së fundmi pati bisedime mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe Ministrisë së Financave, ndërkohë që në takime ishte edhe deputeti Ylli. Javën e shkuar madje pati edhe një takim Rama-Duka dhe është premtuar plotësimi i kërkesave. Në përgjigjen që Ylli i kthen Ligës kërkohet që të nisë kampionati, ndërkohë nga ana tjetër theksohet se kryeministri i vendit parimisht është dakord për kërkesat e klubeve.

Pra TVSH 6 %, Ligj tjetër sponsorizimi, falje gjobash dhe kamatash për detyrimet tatimore dhe zerim të tatimit mbi burim deri në formalizimin e klubeve të futbollit. Sidoqoftë, ka ende fjalë dhe asnjë zgjidhje konkrete.

I nderuar zoti Kadia, në përgjigje të shkresës tuaj me nr prot 007 datë 26.10.2020, në cilësinë e negociatorit të caktuar nga Kryeministri, ju bej me dije se, së pari, duke vlerësuar bashkëpunimin tuaj në këtë proces dialogu, ndonëse me një vonese të panevojshme, është pozitiv fakti që u mirëkuptua nga ana juaj fakti se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve është pikërisht dialogu, jo qëndrimet në llogore dhe ultimatumet ndaj qeverisë”, – shkruan Ylli.

“Në këtë kontekst e gjej të pavend vendosjen serish të një afati nga ju në shkresën e sipërcituar, pasi kjo as nuk e shpejton zgjidhjen dhe as nuk i shërben klimës së dialogut të vendosur së fundmi ndërmjet palëve, – vijon më tej letra që deputeti socialist i drejton Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Profesioniste të Futbollit.

– Qeveria dhe kryeministri e kanë bërë të qartë më shume se në një rast, që nuk negociojnë nën presionin e afateve apo kushteve të vendosura nga pale të tjera. Së dyti, nga ana ime si negociator, së bashku me grupin e punës të përbërë nga Ministrja e Financave dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, e kemi kryer detyrën tonë në mirëbesim të plotë.”

“Dhe Kryeministri i ka në tryezë të 4 opsionet përkatëse për realizimin e mundshëm të 4 kërkesave tuaja, – ka vijuar shkresa e negociatorit. – Kam kënaqësinë t’ju komunikoj se për të 4 kërkesat e parashtruara nga Liga Profesioniste e Futbollit, ka një mirëkuptim në parim nga Kryeministri, i cili për hir të së vërtetës ka qenë në vazhdimësi mbështetës i sportit dhe veçanërisht të futbollit, si asnjë nga paraardhësit e tij. Së fundi, duke qenë besimplotë në zgjidhjen konkrete të kërkesave tuaja, ju ftoj miqësisht të mos e vononi këtë proces me bojkotin tuaj, pasi bojkoti mbetet një kushtëzim i papranueshëm për finalizimin e dialogut.”

Në vijim të qëndrimit tim të konsoliduar, ju sugjeroj që të rifilloni aktivitetin sportiv, pasi çdo ditë e humbur është në dëm të sportit dhe në dem të zgjidhjeve për të cilat kemi bashkëpunuar kaq seriozisht javët e fundit”, – përfundon shkresa e deputetit socialist dhe negociatorit të ngarkuar nga Kryeministri në bisedimet me Ligën Profesioniste të Futbollit.

Lexo edhe :  Trajneri i Dinamos: Statistikat nuk vlejnë ndaj Elbasanit, pres takim delikat

Më herët, Fjala kishte mësuar Ministria e Financave i ka përcjellë sugjerimet e saj kreut të qeverisë, teksa Liga pret përgjigje deri të enjten. Në fakt, futbolli është ende i ndalur dhe gjithçka ka mbetur tanimë si afat tek dita e enjten, kur Liga Profesioniste e Futbollit pret ende një përgjigje nga qeveria për propozimet e bëra në lidhje me ndryshimet në ligjin e sporteve.

Fjala ka mësuar se në të njëjtat pozita mbetet edhe Ministria e Financave, përtej “ultimatumit” të ditës së enjte, që i ka dhënë Liga Profesioniste.

Burime pranë Ministrisë së Financave kanë pohuar se, pas takimit midis përfaqësuesve të Ligës dhe deputetit ndërmjetësues Fidel Ylli, të zhvilluar javën e shkuar në Ministri, por edhe pas takimit që Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka patur me Kryeministrin Edi Rama, specialistët e financave kanë përgatitur konkluzionet e tyre, të cilat ia kanë përcjellë Kryeministrisë.

Ndonëse nuk ka ende një prononcim zyrtar, burime pranë Ministrisë së Financave thekson se Ministrja Denaj nuk mendon se duhet ndryshuar përqindja në ligjin e sponsorizimeve, nga 3, deri në 5 % që është aktualisht, në të paktën 10 % që kërkon futbolli. Po kështu, Financat nuk lëvizin nga qëndrimi i tyre sa i përket afatit prej 2 vitesh, dhe jo prej 10 vitesh, për heqjen e tatimit për futbollistët, që kërkon Liga.

Megjithatë, duket se tanimë këto qëndrime të ndryshme në gjirin e qeverisë janë sheshuar, teksa përgjigja e Fidel Yllit, që vjen brenda afatit të vendosur nga Liga, është një ogur i mirë se në fundjavë futbolli do të rikthehet me ngarkesë të plotë. Në fundjavë fillon edicioni i ri futbollistik 2020/2021, për Superioren vendoset të premten

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në organizmin që qeveris futbollin në vend u ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim të sezonit të ri, të mbetur pezull nga bojkoti i Ligës Profesioniste.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

Megjithatë, pritet që edhe niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit të hapë dritën jeshile për nisjen, teksa edhe brenda gjirit të 10 klubeve ka padurim për ta bërë një gjë të tillë, pasi presidentët kanë investuar dhe presin që ky investim të shpaloset në fushën e blertë.

Kështu pra, futbolli i niveleve inferiore do të rikthehet pas më shumë se 3 muajve mungesë. FSHF bën të ditur se këtë fundjavë do të luhet Kategoria e Parë, e Dytë dhe nivelet e moshave.

Ndërkaq, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH) do ta nisë sezonin me dy transmetime ekskluzive, Erzeni-Dinamo të shtunën pasdreke, dhe Lushnja-Besa, të dielën pasdreke, të dyja drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV