FBI arreston pesë individë, akuzohen si agjent të Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Byroja Federale e Hetimeve arrestoi pesë persona të mërkurën në lidhje me një skemë për të detyruar një ish-zyrtar komunal kinez dhe familjen e tij që banojnë në Shtetet e Bashkuara, që të kthehen në Kinë si pjesë e fushatës anti-korrupsion të Kinës “Operation Fox Hunt” — “Operanioni Gjuetia e Dhelprave”.

Të pesë burrat, njëri prej të cilëve ka marrë shtetësinë amerikane, u arrestuan në shtetet Nju Xhersi, Nju Jork dhe Kaliforni mëngjesin e së mërkurës, thanë zyrtarët. Tre të tjerë, që akuzohen në lidhje me skemën, ndodhen në Kinë.

Të pandehurit përballen me akuza si agjentë të paligjshëm në shërbim të Kinës, për siç thuhet, pjesëmarrje në një fushatë për të “ngacmuar, përndjekur dhe detyruar” individë me banim në SHBA që të kthehen në Kinë, si pjesë e fushatës “Operation Fox Hunt”tha Departamenti i Drejtësisë.

“Operation Fox Hunt” nisi në vitin 2014 si pjesë e fushatës gjithpërfshirëse të Presidentit kinez Xi Jinping kundër korrupsionit. Programi u reklamua si operacion për të arrestuar mijëra zyrtarë dhe biznesmenë të korruptuar kinezë që ishin larguar nga ai vend.

SHBA thotë se kundërshtarët janë objektivi real i fushatës

Zyrtarët amerikanë thonë se “Operation Fox Hunt” është një “përpjekje e jashtëligjshme riatdhesimi” e krijuar për të vënë në shënjestër disidentët kinezë në mbarë botën.

“Me ngritjen e akuzave të sotme, ne kthyem përmbys operacionin kinez. Gjuetarët u bënë pre dhe ndjekësit u bënë të ndjekurit,” tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare John C. Demers gjatë një konference shtypi.

“Pesë të pandehurit që FBI arrestoi këtë mëngjes nën akuzat për veprime të paligjshme në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë kineze, tani përballen me mundësinë e burgut.”

Padia kriminale e deklaruar të mërkurën në gjykatë, thotë se të pandehurit përgjuan, kërcënuan dhe ngacmuan një banor të paidentifikuar në Nju Xhersi, si dhe një grua të paidentifikuar, si pjesë e një fushate ndërkombëtare për ta detyruar të kthehej në Kinë. Padia e përshkruan viktimën e parë si një ish-zyrtar në administratën e një qyteti kinez i cili ka banuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2010.

Lexo edhe :  3 vite luftë në Ukrainë, BE miraton një tjetër paketë me sanksione ndaj Rusisë

Në prill të vitit 2017, ata detyruan babain e moshuar të viktimës së parë që të shkonte në Shtetet e Bashkuara dhe u përpoqën të përdornin mbërritjen e papritur të babait që ta detyronin viktimën të kthehej në Kinë. Në shtator të vitit 2018, dy komplotistët vendosën një letër kërcënuese në derën e banesës së viktimës.

“Nëse jeni gati të ktheheni në Kinë dhe të bëni 10 vjet burg, gruas dhe fëmijëve nuk do t’u ndodhë gjë. Ky është fundi i këtij problemi”, shkruhej në letër.

Mesazhet në rrjetet sociale

Në padi thuhet se më vonë, të pandehurit e vunë në vëzhgim vajzën e rritur të viktimës dhe i dërguan asaj dhe miqve të saj mesazhe kërcënuese në median sociale, si pjesë e fushatës për të detyruar kthimin e babait të saj në Kinë.

“Përpjekjet e pacipta të qeverisë kineze për të përgjuar, kërcënuar dhe ngacmuar qytetarët tanë dhe ata me status të ligjshëm si banorë të përhershëm në tokë amerikane, janë pjesë e fushatës së larmishme kineze për vjedhje dhe ndikim keqëdashës në vendin tonë dhe në botë,” tha Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Christopher Wray.

Pesë të pandehurit e arrestuar u identifikuan si Zhu Yong, Hongru Jin, Michael McMahon, Rong Jing and Zheng Congying. McMahon, një hetues privat, akuzohet për mbledhje të dhënash rreth viktimës dhe gruas së tij si dhe identifikimin e vendndodhjes së tyre.

“Operacion Fox Hunt” drejtohet nga Ministria e Sigurisë Publike të Kinës. Që nga fillimi i tij, qindra të “kërkuar” kinezë janë kthyer në Kinë për t’u gjykuar, disa prej tyre vullnetarisht dhe të tjerët të arrestuar në vende të huaja./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Marrëveshja me Melonin për refugjatët, Rama: Nuk kemi asnjë fitim

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat greke ka folur edhe për marrëveshjen me homologen italiane, Giorgia Meloni,...

Muaji i Ramazanit nis edhe pak ditë, dobitë shëndetësore që sjell agjërimi në organizëm

Agjërimi gjatë Muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor te njeriu dhe këto përfitime mund të jenë...

Berisha fiton sepse erdhi Trump?/ Alibeaj: Psikozë ballkanike dhe primitive…

Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të “Djathtas 1912”, ka folur për përgatitjet e kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar...

Berisha do “shesë” sërish detin?/Pas mitingun me Belerin: Do bëjmë marrëveshje me Greqinë

Një ditë pas deklaratës së tij se "streha e fundit e horrave është nacionalizmi", Sali Berisha ka treguar se nuk e ka më këtë...

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, flasin drejtori i spitalit dhe shefja e pediatrisë

Vdekja e 3-vjeçarit nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës në spitalin e Shkodrës ka tronditur opinionin publik. mjekët kanë përjashtuar rastin e meningitit...

Lajme të tjera

Web TV