Turqia dhe Greqia: Gati të mbështesim njëra-tjetrën për të përballuar pasojat e tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia dhe Turqia kanë nënvizuar gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur njëra-tjetrën në rast nevoje.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, përmes një komunikate për mediat.

Aty theksohet se gjatë një bisede telefonike, ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Greqisë, respektivisht Mevlut Çavusoglu dhe Nikos Dendias, ranë dakord se janë gati të mbështesim njëra-tjetrën për të përballuar pasojat e tërmetit.

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e qytezës Seferihisar në rrethin Izmir të Turqisë, në orën 14:51 me kohën lokale.

Sipas një njoftimi në uebfaqen e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), epiqendra e tërmetit që u ka marrë jetën 4 personave dhe ka lënë të plagosur 152 të tjerë deri tani, ishte 16,54 km në thellësi të detit Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6...

‘Qyteti i humbur’ nën oqean është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë!

I vendosur afër majës së një mali nënujor në perëndim të Ridge Mid-Atlantic shtrihet një peizazh misterioz dhe mbresëlënës – Qyteti i Humbur. E...

FSHF s’u beson gjyqtarëve nga Shqipëria për ‘Final 4’/ Dy arbitra nga Evropa ‘në garë’

Superliga shqiptare e futbollit është në fazën e "Final 4", mini-turneut që do vendos edhe skuadrën kampione. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë mes...

SHBA, nisin hetimet ndaj Universitetit të Harvardit për “diskriminim racor”

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nisur hetime ndaj Universitetit të Harvardit dhe revistës së tij juridike “Harvard Law Review” mbi pretendimet...

Çmimet Chaplin në Nju Jork / Dua Lipa tërheq vemendjen me paraqitjen e saj (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa është shfaqur sensacionale teksa mori pjesë në Galan e 50-të të Çmimeve Chaplin në Nju Jork të hënën në mbrëmje. Këngëtarja...

Lajme të tjera

Web TV