Pandemia/ Mbi 900 të infektuar dhe pesë viktima në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 934 persona të infektuar me koronavirusin e ri, pesë viktima si dhe 454 të shëruar. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, shifrat i referohen testimit të 2.748 mostrave në 24 orët e fundit.

Kjo është shifra më e lartë që nga paraqitja e koronavirusit të ri në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt.

Sipas raportit të publikuar, numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, gjithsej 342 raste. Qytete të tjera që kanë shënuar numër të lartë të të infektuarve janë: Velesi me 88 raste, Prilepi me 61 raste dhe Tetova me 58.
Betejën me COVID-19 e kanë fituar 273 persona në Shkup, ndërsa numri tjetër i të shëruarve përfshinë 24 qytete tjera.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë të diagnostikuar 30.488 persona, prej tyre 20.448 janë shëruar , 982 kanë vdekur ndërsa 9.058 persona janë aktiv.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shuma marramendëse që Mariah Carey fiton falë “All I Want For Christmas Is You”

Që nga publikimi i “All I Want For Christmas Is You” në vitin 1994, Mariah Carey është bërë sinonim...

FSHF dënon ashpër dy klubet më të titulluara, Dinamo dhe Tirana pa merkato për tre sezone

FSHF ka bllokuar merkaton për tre sesione dy klubeve më të titulluara në Shqipëri, Tiranës dhe Dinamos. Vendimet: FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve...

Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia duhet të kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më herët dhe të ishte më e përgatitur për...

Tirana festive/ Reuters publikon imazhin e sheshit ‘Skënderbej’

Atmosfera festive në sheshin ‘ Skënderbej’ ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Agjensia e lajmeve Reuters publikoi në rrjetin social ‘Instagram’ një foto të kapur nga droni...

Patronazhistët/ Balla: Edhe Trump i përdori për të fituar zgjedhjet

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se patronazhistët e Partisë Socialiste do të jenë prezentë edhe në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV