31 tetor 1517, tezat që reformuan Kishën Katolike 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur flitet për kishën protestante në përgjithësi assesi s’mund t’i kalosh pa i përmendur 95 tezat e kryereformatorit të krishterimit.

Martin Luther postoi 95 tezat e tij në derën e kishës në Wittenberg. Nëpërmjet tyre, Martin Luteri protestonte kundër shpërdorimeve të Kishës, veçanërisht ndaj shitjes së indulgjencave (letra për faljen e mëkateve). Këto teza u bënë nxitëse për reformimin e Kishës në Gjermani.

Martin Luteri, i cili lindi në vitin 1486 në Eisblen, dhe vdiq në vitin 1546. Fundamentalisht kisha protestante u shfaq në horizont me bërjen publike të këtyre tezave të cilat u vunë në derën e kishës së Vitenbergut më 31 tetor 1517. Prandaj edhe sot festohet 31 tetori si Dita e Reformacionit.

Praktikisht kishte edhe më përpara disa figura të shquara të teologjisë krishtere, të filozofisë dhe të rilindjes evropiane të cilët me një mënyrë ose tjetrën i kishin shfaqur protestat e tyre kundër dogmatizmit katolik të asaj kohe, por ishte vetëm Martin Luteri ai i cili me anë të 95 tezave të tij të famshme doktrinalisht po jepte përgjigje për të gjitha devijimet e krishterimit mesjetar.

Martin Luteri pasi i vendosi këto teza në kishën e qytetit të Vitenbergut, atëherë la porosinë se do të kthehej pas tri ditësh që do t’i mbronte publikisht këto teza. Tri ditët ishin simbolikë biblike, dhe kishte kuptimin e ditëve të ringjalljes së Krishtit, me këtë anologjia ishte në ringjalljen e kishës së vërtetë krishtere në parimet ungjillore dhe në parimet e kishës së hershme krishtere, para se ajo të romanizohej (katolocizmi) ose të helenizohej (ortodoksizmi).

Kërkesat dhe vizioni i Luterit në këtë kohë nuk ishte që të bënte një kishë të re, por që të reformohej kisha ekzistuese, pra kisha romano-katolike. Doli se kjo ishte një përpjekje dhe një proces i kotë pasi menjëherë pas mbrojtjes publike sulmet dhe ekskomunikimi erdhën nga papati. Prandaj kështu u përgatit Kuvendi i Mirënjohur i cili përfundimisht e shpalli Kishën Protestante në vitin 1524. Kishte edhe shumë figura të tjera të njohura që e vazhduan reformacionin evropian dhe filozofinë e tezave të Luterit, si p.sh. Gj. Kalvini, U. Cvingli, K. Grebel, M.V. Iliriku, F. Melanhton, Xh. Hus, J.A.Komenski, H. Bullinger.

Lexo edhe :  Spiunët – luftëtarët e padukshëm të Luftës së Ftohtë

Sipas historianit anglez Noel Mallkom, në vitin 1580 në Kosovë ishte një reformator luteran i cili erdhi dhe predikoi mes shqiptarëve ungjillin e Krishtit si dhe shpalosi doktrinën protestante. Në të vërtetë, aq sa mund ta dokumentojmë deri tani, është vetëm viti 1887 kur themelohet kisha e parë protestante ndër shqiptarët, dhe kjo filloi në Manastir, dhe pastaj në Korçë më 1892 në krye me predikuesin Gjerasim Qiriazi./Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV