Ekspertja Eugena Tomini tregon se kur mund të hyjë Shqipëria sërish në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka deklaruar këtë të shtunë se të gjithë pacientët që do të shkojnë te spitalit i hapur ditën e sotme, COVID-3, do të jenë pacientë që kanë qenë të trajtuar te spitalet COVID-1 dhe COVID-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim.

“Te Covid-3 mund të shtrohen edhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. Te Covid-3 do të shkojnë raste të rënda, që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor. Drejtues i këtij spitali është prof. Arjan Harxhi”, tha Tomini.

E pyetur nëse spitalet rajonalë do të hyjnë në funksion për të trajtuar të prekurit me Covid-19, gjatë intervistës në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Tomini u shpreh se nëse infektimet do të rriten gjatë periudhës së dimrit, do të hyjnë në lojë dhe 5 spitale rajonale, ai i Shkodrës, Durrësit, Fierit, Korçës etj.

“Kemi diskutuar që janë katër spitale covid, që do të jenë në angazhim kundrejt pandemisë. Por, ndërkohë do të hyjnë në lojë edhe spitale të tjera. Nëse numri i infektimeve do të shtohet gjatë dimrit, sigurisht që do të hyjnë në lojë edhe 5 spitale rajonale, ai i Shkodrës, Durrësit, Fierit, Korçës, etj. Pas ezaurimit të katër spitaleve në Tiranë, do të hyjnë 5 spitale rajonale, e më tej edhe 5 spitale të tjera.”, u shpreh Tomini.

Ekspertja Tomini u shpreh se opsioni që Shqipëria të shkojë në një karantinë të dytë është opsioni i fundit, pasi të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera.

“Sigurisht që merren të gjithë opsionet e mundshme për minimizimin e virusit. Karantina dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit. Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet. Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm.”, shpjegoi Tomini.

Lexo edhe :  Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Kujtojmë se autoritetet vendase kanë vendosur që lokalet e Bllokut të mbyllen pas orës 22:00 pasi cilësohet si një burim infeksioni. Ndërsa për të përballuar fluksin e personave të infektuar që kanë nevojë për trajtim, ditën e sotme u hap spitali COVID-3 i cili ndodhet në QSUT./r.g/Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV