Do vidheshin 28 mln euro, shkon në gjykatë dosja për “DH Albania”, vetëm një i akuzuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës mbylli në prag të festave të fundvitit hetimet për kompaninë fantazmë që fitoi tenderin e Unazës së Re dhe dërgoi në gjyq si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Në prag të festave të fundvitit, Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikimit të tenderit të Unazës së Re dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin – përfaqësuesin në arrati të kompanisë DH Albania.

Kordinatorja për mediat e Gjykatës së Tiranës, Alba Nikolla i tha BIRN se dosja e DH Albania ka mbërritur në gjykatë më 27 dhjetor me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Hetimet për kompaninë fantazmë nisën në dhjetor 2018, pasi emisioni “Të paekspozuarit” zbuloi se kompania DH Albania u shpall fituese e njërit prej loteve të tenderit të Unazës së Re përmes falsifikimit të datës së regjistrimit në Delaëere të Shteteve të Bashkuara dhe bilancit të tre viteve. Në jetën e saj të shkurtër në Tiranë, DH Albania fitoi gjithashtu një tender tjetër nga Operatori i Sistemit të Transmetimit- të dyja me vlerë rreth 28 milionë euro.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila ishte njëherazi dhe prokurore e çështjes nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për mbylljen e hetimeve me rezultate minimale. Një zëdhënëse e Prokurorisë nuk ktheu gjithashtu përgjigje nëse po vazhdonin apo jo hetimet për persona të tjerë të dyshuar.

Skandali DH Albania është një ndër çështjet korruptive të profilit të lartë në Shqipëri, që përcillet drejt Gjykatës me rezultate minimale.

Kompania me përfaqësues 26-vjeçarin Dobi u regjistrua në Shqipëri në korrik 2018, si degë e kompanisë amerikane Dunëell Haberman, e themeluar më 25 qershor 2018 në Delaëere të Shteteve të Bashkuara- e njohur si parajsë fiskale. Në dokumentet e dorëzuara në QKB, Dunëell Haberman pretendonte se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra milionë dollarësh.

Lexo edhe :  "I dashur Sali", Rama i shkruan letër Berishës: Falë teje, Shqipëria bëhet mbretëri

Vetëm katër muaj pas regjistrimit, DH Albania u shpall fituese e dy tenderave të njëpasnjëshëm; rreth 18 milionë euro për Unazën e Re dhe 10 milionë të tjera nga OST për ndërtimin e linjës së energjisë Burrel-Peshkopi.

Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi lidhje të shumëfishta mes kompanisë fantazmë dhe kompanisë së njohur Gener 2; punonjës të së cilës kishin aplikuar për hapjen e një adrese dytësore në Unazë të Re dhe veprime të tjera për llogari të DH Albania.

Opozita akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri se qëndronin pas aferës. Kryeministri i hodhi poshtë akuzat, ndërsa ish-ministri Gjiknuri deklaroi se menjëherë sapo ishte njohur me falsifikimin, kishte urdhëruar anulimin e kontratave si dhe kishte denoncuar çështjen në Prokurori.

Në janar 2019, Prokuroria e Tiranës premtoi hetime të plota mbi një numër zyrtarësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit si dhe mbi lidhjet e dyshuara me kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj. Ajo kërkoi gjithashtu një masë arresti për Avdjol Dobin, duke i regjistruar hetimet fillimisht për tre vepra penale; “falsifikimi i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Një vit më pas, Prokuroria e Tiranës dështoi të ngrinte akuzë mbi ndonjë zyrtar publik, ndërkohë që i rrudhi akuzat edhe për të pandehurin e vetëm të kësaj çështjeje, Avdjol Dobin./BIRN

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV