Këshilltari i Trumpit mes dy shqiptareve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vota e shqiptaro-amerikanëve është kthyer në një faktor ndikues të paktën në vitet e fundit.

Dhe nuk është një mister që shumë prej tyre që punojnë dhe jetojnë përtej Oqeanit mbështesin presidentin republikan Donald Trump.

Siç është dhe këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, e cila prej vitesh jeton atje. Në disa foto që ajo i ka shpërndarë në rrjetet sociale, shihet duke marrë pjesë në mbledhjet e fushatës së Trump.

Por, nuk është e vetmja shqiptare që mbështet Trumpin për një mandat të dytë. Në stafin e fushatës së presidentit është edhe Evi Kokalari, aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane.

Teksa zgjedhjet në SHBA janë shumë afër, ato janë shfaqur të dyja në një takim elektoral në Miçigan me këshilltarin e presidentit Trump, Riçard Grenell. Si dhe i dërguar special për dialogun Kosovë – Serbi.

Grenell është po ashtu një pjesë e rëndësishme e fushatës së presidentit Trump. Miçigani është një nga shtetet, ku sondazhet flasin për një përplasje të fortë mes Trumpit dhe Bidenit dhe ku jetojnë me qindra e mijëra shqiptarë me të drejtë vote./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Pasionant i fjalës, Atjon V. Zhiti, e kërkonte dhe e donte atë. Gazeta jonë ka botuar më parë shkrime...

Në ditëlindjen e Stalinit, Tirana vazhdon të përkujtojë “21 Dhjetorin”

Nga Leonard Veizi   Në një ditë të zakonshme të dimrit në Tiranë, kur ajri është i mbushur me grimca të pamasa ndotjeje dhe aromë kafeje...

Magdeburg: Çfarë dimë deri tani për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve

Pak pas orës 20:00 (koha e Greqisë) një BMW SUV i zi u përplas me shpejtësi të lartë në turmën e mbledhur në një...

Haradinaj “nxin” Kurtin para Ramës: Mbështet interesat e Rusisë dhe Serbisë

Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin për politika të pakoordinuara që, sipas tij, kanë dëmtuar rëndë pozitën e Kosovës. Ai theksoi se vendi ndodhet nën...

Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi edhe dje me akuza të ashpra kundër kryetarit të SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si një figurë të kapur...

Lajme të tjera

Web TV