Xhudo, konfirmohet përtej kërcënimit të “Covid-19”, Evropiani i Pragës, Kosova synon medalje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej valës së “Covid-19”, turneu kontintal do të mbahet, Kosova synon medalje. Rritja e rasteve me koronavirus në gjithë Evropën ka vënë në dyshim mbajtjen e ngjarjeve sportive të planifikuara për dy muajt e fundit të vitit dhe të rrezikuara janë edhe disa turne të xhudos.

Por në fundjavë Presidenti i Federatës Evropiane të Xhudos (EJU), Sergej Solovejçik, ka konfirmuar se Evropiani i Xhudos për Të Rritur do të mbahet ashtu si është planifikuar, prej 19 deri më 21 nëntor 2020 në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë.

Ky lajm është mirëpritur edhe nga xhudistët kosovarë. Pas muajsh të tërë me stërvitje e pa gara, ata janë kthyer në tapet muajin e kaluar, në “Grend Slem”-in e Budapestit. Ay ku Distria Krasniqi e Loriana Kuka fituan medalje, ndërsa gara shërbeu më shumë për të testuar formën dhe si përgatitje për Evropianin. Për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”, janë shtyrë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa Botërori, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk do të mbahet.

Kështu që Evropiani mbetet gara e vetme e madhe për këtë vit. “Me gjithë situatën e vështirë në Evropë, e sidomos në Republikën Çeke, ku ka shpërthyer një valë të re të infeksionit, Komiteti Ekzekutiv i EJU-së ka vendosur të mbajë Kampionatin Evropian për Të Rritur, – ka deklaruar ndër të tjera kreu i xhudos evropiane, Solovejçik. – Ne kemi vendosur kështu për shumë arsye. Lojërat Olimpike mbahen vitin tjetër dhe ne jemi të detyruar të përgatisim sportistët evropiane për ngjarjen kryesore të jetës së tyre.”

“Kjo është e pamundur pa pjesëmarrje në gara të nivelit më të lartë. Po ashtu, ne marrim shembull nga organizimi i “Grend Slem”-it në Budapest. EJU-ja, së bashku me Federatën çeke janë të gatshme për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit”, – ka përfunduar ai.

Lexo edhe :  80 mln euro, e treta e vërteta! Ylli i Premier League po ndryshon destinacion

Ndonëse Majlinda Kelmendi nuk pritet të marrë pjesë Kosova pritet të paraqitet me një ekip më i madh në Evropian. Distria Krasniqi e Loriana Kuka vlerësohen pretendente për medalje, pas suksesit në Budapest.

Por edhe Nora Gjakova e Akil Gjakova pretendojnë medalje, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë tjetër sportist që mund të dhurojë të papritura. Në Evropian pritet të garojnë edhe Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe japonezi i natyralizuar, Shigeki Nakamura./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj....

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Nga Obama tek Epstein, teoritë konspirative të Trump që tani po e ndjekin nga pas

Që nga fillimet, teoritë konspirative janë shfaqur si një mënyrë e vazhdueshme për të sfiduar elitën politike, mediatike dhe juridike në SHBA. Sot, rreth...

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më herët këtë të dielë, më 27 korrik, janë bërë...

Lajme të tjera

Web TV