Volejboll, Erblira Bici, kapitene në ndeshjen e pazakontë të Kuneos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me vetëm 3 titullarë dhe 5 të reja, skuadra e shqiptares mundet 0-3 përballë Imokos. Kapitenia e Kombëtares kuqezi të volejbollit, Erblira Bici, ka qenë kapitene e skuadrës së saj, Kuneo, në ndeshjen e radhës në nivelin më të lartë të kampionatit italian të femrave, në Serinë A1.

Të dielën, ekipi i shqiptares u mund 0-3 përballë Imokos, por kishte në dispozicion vetëm Bicin dhe dy titullare të tjera, ndërsa për të plotësuar numrin minimal prej 8 lojtaresh, janë thirrur 5 lojtare të skuadrës së moshave.

Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme, për shumë arsye, e diela për kapitenen e Kombëtares kuqezi të volejbollit, Erblira Bici. 25-vjeçarja ka qenë kapitene e skuadrës së saj, Kuneo, në ndeshjen e radhës në nivelin më të lartë të kampionatit italian të femrave, në Serinë A1.

Ajo që e ka bërë të veçantë këtë ndeshje, përveç të qenit kapitene, ishte fakti se skuadra e shqiptares rikthehej në parket pas disa javësh mungesë, për shkak të infektimit në masë të lojtareve dhe stafit me virusin Covid-19.

Në fakt, plot 10 lojtare të skuadrës janë infektuar dhe i janë nënshtruar prej afro dy javësh karantinës, së bashku me një pjesë të stafit teknik por edhe stafit mjekësor dhe mbështetës të klubit.

Kjo ka bërë që, për ndeshjen me Imokon, Kuneo të ketë në dispozicion vetëm Bicin dhe dy titullare të tjera, ndërsa për të plotësuar numrin minimal prej 8 lojtaresh, janë thirrur 5 lojtare të skuadrës së moshave, që militojnë në nivelin e 4-t të kampionatit italian të rrjetës së femrave.

Përveç kësaj, skuadra e shqiptares ka përshkuar plot 1,000 km brenda ditës për të zhvilluar këtë takim. Ndërkohë, sa i përket vetë ndeshjes, sikundër edhe pritej, skuadra e Bicit e ka humbur atë në 3 sete, me shifrat 11-25, 10-25 dhe 16-25, ndërsa ekipi kundërshtar, kampion në fuqi i Italisë, ka shpalosur shpirtin e lojës së ndershme, duke mos i aktivizuar disa nga titullaret e tij më të spikatura, përfshi këtu edhe të famshmen Paola Egonu.

Lexo edhe :  Auron Tare mesazh pas emërimit të vëllait te Milani: Na i kurseni urimet hipokrite

Kjo ishte humbja e dytë në 5 ndeshje të skuadrës së Kuneos në Serinë A, por ekipi i Bicit ka marrë edhe vlerësimin e Federatës Italiane, por edhe të mbarë komunitetit të volejbollit në Itali për faktin se bëri një sakrificë të jashtëzakonshme për ta zhvilluar këtë takim dhe për të mundësuar vazhdimin e garës në një sezon të vështirë të goditur nga epidemia e virusit korona./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV