Ajax me ‘dhimbje koke’ para Championsit/ 11 lojtarë pozitivë me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 11 lojtarë nga ekipi i parë i Ajax dhe Ajax B kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Në këtë mënyrë trajneri i kampionëve të Holandës do të ketë në dispozicion vetëm 17 lojtarë në Champions League të martën ndaj Midtjylland.

Klubi i Amesterdamit nuk ka bërë publik se cilët lojtarë janë infektuar, por në listën e të ftuarve që kanë udhëtuar në Danimarkë këtë të hënë, ka mungesa me peshë si Dusan Tadic, Ryan Gravenberch, Davy Klaassen, André Onana apo dhe Maarten Stekelenburg.

Portieri i vetëm i thirrur është Kjell Scherpen, i cili rregullisht luan me Ajax B dhe do të bëjë debutimin në ekipin e parë të martën.  Në listën e lojtarëve që udhëtojnë në Danimarkë janë argjentinasit Nicolás Tagliafico dhe Lisandro Martínez, si dhe meksikani Edson Álvarez.

Klubi do të testojë edhe një herë lojtarët që janë jashtë dhe, nëse ata testojnë negativë, mund t’i thërrasë ata në minutën e fundit për ndeshjen e Danimarkës.

Ajax renditet i treti në grupin D të Ligës së Kampionëve me një pikë të vetme dhe një rezultat të dobët kundër Midtjylland, në fund të grupit pas dy humbjeve radhazi, do të komplikonte jo pak kualifikimin e tyre për në fazën tjetër.

Liverpool kryeson këtë grup me 6 pikë të plota i ndjekur nga Atalanta e vendit të dytë me 4 pikë. Dy skuadrat do të përballen këtë javë në Itali me njera-tjetrën.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë,...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Nga analizat e AKU për helmimin e 17 fëmijëve të kopshtit nr.1 të Gramshti, ka rezultuar se vezët ishin të kontaminuara me salmonelë.

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

Lajme të tjera

Web TV