Pronësia te ‘Sami Frashëri’, Veliaj- Kryemadhit: Boll u bëtë gazi i botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur me dokumente kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi lidhur me pronësinë tek “Sami Frashëri”.

Ndryshe nga ato që deklaroi Kryemadhi, Veliaj ka publikuar dokumentet nga Kadastra ku vërtetohet se pronësia e shkollës “Sami Frashëri” është e Bashkisë së Tiranës. Ai ka ironizuar Kryemadhin duke deklaruar se ajo duhet çuar për shpifje ose për mjekim.

Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj.

Më herët sot, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar disa dokumente, ku sipas saj tregohet se trualli ku ishte shkolla “Sami Frashëri” dhe rindërtimi i saj nuk figurojnë në listën e godinave për t’u rindërtuar.

Kryemadhi ka deklaruar sot se në vitin 2017, shkolla Sami Frashëri i kaloi Bashkisë së Tiranës me vendim qeverie, ndërkohë që sot sipas saj, ky truall sipas dokumenteve figuron me emër të disa bashkëpronarëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kufizohen kreditë për shtëpi/ Tavan për vlerën dhe afatin e shlyerjes

Kufizohet dhënia e kredive për blerje banese.Vendimii bankës së Shqipërisë  është publikuar në fletore zyrtare dhe parashikon që bankat...

Më pak makina se bota, më shumë trafik se bota. Pse ne shqiptarët jemi kështu?!

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në vend, Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet më pak të motorizuara në Europë. Të dhënat...

Si Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”

Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në botë, nuk erdhi pa bujën...

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Ditën e sotme, në Akademinë e Sigurisë, Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Fields, i dorëzoi Drejtorit të...

Ish-këshilltari i Tony Blair: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare!

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka folur në një nga episodet e fundit të podcast-it “The Rest is Politics” në lidhje me mbajtjen...

Lajme të tjera

Web TV