Diego Armando Maradona është transportuar në spital pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.
Mediat raportojnë se argjentinasi u shtrua në një klinikë në Buenons Aires, Argjentinë, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore pasi nuk po ndihej mirë.
Deri më tani nuk dihet se çfarë problemesh ka shfaqur ish-futbollisti i njohur ndërkohë që mediat në Argjentinë shkruajnë se ai vuan nga anemia.
Mjeku i tij nuk dha shumë detaje pasi tha se legjenda e futbollit botëror do të mbahet në vëzhgimin e mjekëve për të paktën tre ditë.
Sipas tij gjendja e yllit argjentinas nuk është e rendë teksa përjashtoi edhe mundësinë që Maradona të jetë i infektuar me Covid 19.
Ish-futbollisti i Napolit, Barcelonës dhe Boca Juniors vetëm disa ditë më parë festoi 60 vjetorin e lindjes.
Kjo nuk është hera e parë që Maradona shfaq probleme me shëndetin.
Në vitin 2019 ish futbollisti u shtrua në spital për disa probleme në stomak ndërkohë që në vitet 2004-2005 kishte probleme me zemrën dhe më frymëmarrjen për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike./Re.D/Fjala.al