Pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur mbrëmjen e djeshme në Vjenë.
Një prej të vdekurve është sulmuesi me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzula. Ndërsa një prej viktimave është gjithashtu me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Nexhip Vrenezi, 20-vjeç, nga Struga mbeti i vdekur gjatë sulmit mbrëmjen e djeshme pasi doli jashtë lokalit për të pirë një cigare.
Policia austriake ka arrestuar deri më tani 14 persona, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grupin terrorist. Të gjithë të arrestuarit i përkasin moshave 16-25-vjeç, ku njëri prej tyre ka lindur në Kosovë./r./Fjala.al