Nga Raimonda Moisiu
Zyra Presidenciale Amerikane ka qenë, është dhe do të jetë “Zyra” me zërin më të fuqishëm në mbarë botën. Të shkruash në ditët e sotme për Presidentët Amerikanë ndër kohëra, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe historike; për ngjarjet, dokumentat dhe faktet historike, por edhe ato sociale, ekonomike e politike, me dritë-hijet e tyre, që kanë bërë historinë e Amerikës dhe të demokracisë amerikane.
45 presidentë
Deri në ditët e sotmë, kanë ushtruar detyrën, reformuar dhe forcuar pushtetin presidencial në Zyrën e Presidentit, për më tepër se 200 vjet, – 45-ë presidentë amerikanë;
George Washington, John Adams, Thomas Jefferson, James Madison, James Monroe, John Quincy Adams, Andrew Jackson, Martin Van Buren, William Henry Harrison, John Tyler, James Knox Polk, Zachary Taylor, Millard Fillmore, Franklin Pierce, James Buchanan, Abraham Lincoln, Andrew Johnson, Ulysses S. Grant, Rutherford B. Hayes, James A. Garfield, Chester A. Arthur, Grover Cleveland, Benjamin Harrison, William McKinley, Theodore Roosevelt, William Howard Taft, Woodrow Wilson, Warren Gamaliel Harding, Calvin Coolidge, Herbert Clark, Hoover, Franklin Delano Roosevelt, Harry S. Truman, Dwight David Eisenhower, John Fitzgerald Kennedy, Lyndon Baines Johnson, Richard Milhous Nixon, Gerald Rudolph Ford, Jimmy Carter, Ronald Regan, George Hebert Walker Bush, William Jefferson Clinton, George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump.
Secili prej këtyre burrave të lart-përmendur ka qenë President i SHBA-ës, dhe secili prej tyre, qoftë i paaftë apo luftarak, i lodhur apo aktiv, virtuoz apo i korruptuar, modest apo madhështor, i zoti apo i papërshtatshëm, -ka luajtur rolin kryesor në dramën presidenciale amerikane.
Secili prej tyre ka interpretuar pushtetin kushtetues, ka marrë përgjegjësitë, përgjigjur dhe adaptuar çështjet thelbësore të historisë, sipas mënyrës së tij. Secili prej tyre ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, përmes një sërë fitoresh apo triumfe historike, barrierave, arritjeve dhe synimeve historike e politike, madje edhe aksidentalisht.
Ata kanë shpalosur karakterin individual, dhe gjithsesi secili prej tyre ia ka dalë të bëhej njëherë të vetme, madje disa prej tyre edhe për dy mandate, – President i SHBA-s. Me objektivitet e ndershmëri, secili president amerikan është vlerësuar, respektuar dhe nderuar në akord me ngjarjet dramatike, social-ekonomike, vecmas ngjarjet historike të SHBA-ës.
Presidentët ushtarakë
Deri më sot asnjë aktor apo regjizor, nuk ka mundur të hedhë sadopak, sfidën e përshtatjes së personazhit të një Presidenti Amerikan, të adaptojë mënçurinë dhe ambicjet e tij, ashtu sikundër ai ka qenë në të vërtetë, me të mirat e të metat e tij.
Asnjë skenarist apo dramaturg nuk ka mundur të shprehë me fjalë apo të shkruajë një vepër dhe skenar filmi, që ka qenë njëkohësisht edhe historia e jetës së tyre, e mbuluar me aq mister, tragjedi, komedi, sfida e kthesa, të papritura e të paparashikuara, megjithëse edhe vetë ata e konsideronin Shtëpinë e Bardhë si një skenë teatri.
Ndonëse, shumica e Presidentëve kanë qenë njerës të ligjit, dhe me formim ushtarak, duke përfshirë këtu edhe katër gjeneralët e Luftës Civile; Grant, Hayes, Garfield, Benjamin Harrison dhe McKinley, ky i fundit pati dalë rreshter nga Lufta Civile, dhe më vonë u gradua Kapiten.
President i 7-të Andrew Jackson mbajti në brez gjatë gjithë jetës së tij, një pistoletë, e cila përdorej në duel-dyluftimi, Presidenti i 18 –të, Ulysses S. Grant kishte probleme me alkolin, ndërsa një tjetër president, Gerald Rudolph Ford nuk mundi t’i fitonte zgjedhjet as si zv/president apo si president, por më vonë ai u cfaq President- si një figurë imponuese në histori, prej Skandalit të Watergate-it nga Richard Nixon.
Presidenca Unike
Kur Presidenca Amerikane u krijua dy shekuj të shkuara, – Ajo ishte Unike!
Një sundimtar (nënkupto:president) i zgjedhur dhe i vlerësuar prej zgjedhësve të tij, cdo katër vjet; një sundimtar që ndërthurr dhuntitë, aftësitë dhe pushtetin e një mbreti, atë të kryeministrit dhe komandantit të forcave të armatosura.
Trashëgimia e Presidencës Amerikane është një përzierje me dritë-hijet e pushtetit, medokritetit dhe shkëlqimit, dobësisë dhe forcës së pushtetit. Duke i marrë në konsideratë të gjitha këto, burrat që kanë hyrë e dalë në Zyrën Presidenciale amerikane ndër vite, kanë bërë më të mirën për vazhdimësinë e lidershipi-it si asnjë komb tjetër në histori.
Liderët e Europës, ishin të mëncur në politikat e salloneve mbretërore dhe të monarkisë, të njohur gjithashtu për lidhjet e tyre me njëri-tjetrin. Ata e parashikuan që eksperimenti amerikan i pazakontë do të zgjaste më shumë se disa vjet, dhe një president i fortë ndaj vullnetit dhe aspiratave të zgjedhësve, do ta bënte atë të ndjehej mbret, ndërsa një president i dobët dëbohej nga zyra me revolucion brenda katër orëve.
Sistemi presidencial i qeverisjes amerikane me politikat e saj “checks & balances”, me kufizimet kushtetuese të pushtetit, dhe komplikacionet e politikës të dy partive, është jashtëzakonisht i komplikuar. Por në thelb të këtij sistemi qëndron një ide fare e thjeshtë; njerëzit kanë të drejtë të ndryshojnë liderët e tyre në intervale kohe të caktuara.
Për më tepër, Kongresi ka fuqinë për ta hequr presidentin nëse ai është fajtor për tradhëti, ryshfet ose “krime shtetërore, mosbindje dhe sjellje jo etike”. Madje një president mund të mbajë zyrën më të fuqishme në botë vetëm një ditë, dhe ditën tjetër mund të gjendet jashtë saj, pa autoritetin dhe fuqinë presidenciale, por si një qytetar i thjeshtë dhe i zakonshëm.
Miratimi unik dhe modest i kësaj ideje u demonstrua për herë të parë nga George Washington, kur ai ia kaloi presidencën John Adams-it, veprim që i dha sistemit amerikan gjallërinë dhe forcën e ndryshimit, -në gjuhën e sotme politike nënkupton – Rotacionin e Pushtetit.
Ide dhe demonstrim që i jep mundësinë elektoratit ta tolerojë një President, dhe zgjedhësit jo vetëm thjesht se nuk pëlqejnë idetë dhe programin e tij, madje edhe të insistojnë me të gjitha mundësitë e njohuritë e tyre ligjore e zgjedhore, për ta larguar nga presidenca sa më parë atë.
Fushatat politike presidenciale në kuptimin modern ishin të panjohura më parë, sa edhe vetë presidentët e parë, që nga; Uashington, Adams, Jefferson, Madison dhe Monroe – tërhiqnin vëmendjen për rolin e tyre, si burrë-shtetas dhe jo si politikanë të njohur. Disa prej tyre kanë pasur egon e ambicjen për të qenë domosdoshmërisht, dhe kanë punuar fort për të hyrë në Zyrën Presidenciale.
Disa prej tyre ishin djelmosha të varfër, të cilët luftuan sipas traditës Horatio Alger. Disa prej tyre (nën-kupto Presidentët) bënë emër në fushën e betejës, ndërsa disa të tjerë vinin nga shtresa e pasur e të përkushtuar ndaj gjendjes social-ekonomike të shoqërisë.
Presidentët jurista
Shumica e Presidentëve amerikanë kanë qenë ligjvënës dhe avokatë. Të qenët në profesionin e ligjit ishte fillimi i hyrjes në poltikë, e cila fillonte nga ato lokalet, përpara se të bëheshin statura kombëtare.
Presidentët më të suksesshëm, kanë pasur aftësinë të qeverisin si burra shteti dhe kanë udhëhequr partitë e tyre si politikanë. Përmes përvojës së tyre, para se të bëheshin Presidentë, ata e kanë pasur të qartë domethënien e procesit legjislativ për domosdoshmërinë e udhëheqjes së brendshme të partisë së tyre dhe apelimit sipërfaqësor dhe mendësisë së elektoratit, në mënyrë që të realizonin programet e tyre.
Përgjithësisht, historianët u kanë dhënë titullin kalorsiak mirënjohës, “Fisnik”, atyre Presidentëve që kanë forcuar zyrën dhe kanë fituar kompetencat e lëna më parë në degën legjislative ose në shtetet nga ata vinin.
Vlerësime dhe opinione të tilla shpesh pasqyrojnë paragjykimet partiake të historianëve që bëjnë përzgjedhjen. Presidentët që shërbyen vetëm një mandat në Zyrën Presidenciale, së pari kënaqën mjaftueshëm partinë e tyre dhe më pas elektoratin, dhe se duhet të rizgjidhen për një mandat të dytë.
Më pak se gjysma e Presidentëve, madje vetëm katërmbëdhjetë prej tyre plotësonin këtë kriter, sikundër; George Washington, Thomas Jefferson, James Madison, James Monroe, Andrew Jackson, Abraham Lincoln, Ulysses S. Grant, Grover Cleveland, Ëilliam McKinley, Woodrow Wilson, Franklin D. Roosevelt ( për hir të së vërtetës u zgjodh katër mandate), Dwight D. Eisenhower, Richard Nixon (i cili bën përjashtim ndaj kriterit) dhe Ronald Reagan.
Po ashtu kësaj liste mund t’i shtohen edhe katër presidentë, të cilët hynë në zyrën Presidenciale për shkak të vdekjes së pararendësit, ku shërbyen pjesërisht ose pjesën më të madhe të mandatit presidencial.
Ata u bënë fort të suksesshëm për të fituar jo vetëm nominimin, por dhe zgjedhjet për një mandat të plotë, sikundër; Theodore Roosevelt, Calvin Coolidge, Harry Truman dhe Lyndon Johnson.
Kuriozitete presidenciale
Pjesa më e madhe e Presidentëve, njëzet e dy prej tyre, kanë shërbyer si president katër vjet ose më pak, nganjëhere duke lënë pas një rol tejet të zbehtë në histori, sa edhe emrat u janë harruar nga shumica e amerikanëve. Më tepër se gjysma e Presidentëve kanë pasur eksperiencë ushtarake para se të hynin në Shtëpinë e Bardhë.
Njëmbëdhjetë prej tyre ishin me gradën Gjeneral: Washington, Jackson, W.H. Harrison, Taylor, Pierce, Grant, Hayes, Garfield, Arthur, Benjamin Harrison, and Eisenhower. Dymbëdhjetë prej tyre kishin më pak grada: Monroe, Tyler, Lincoln, McKinley, Theodore Roosevelt, Truman, Kennedy, Lyndon Johnson, Nixon, Ford, Carter, Reagan and Bush. Shtatë prej tyre kanë shërbyer në Luftën e Dytë Botërore.
Dy të tretat e Presidentëve kishin eksperiencë kongresiale. Njëzet e dy kanë qenë deputetë dhe gjashtëmbëdhjetë senatorë, dhe nëntë kanë punuar në të dyja Dhomat e Kongresit Amerikan; Jackson, W. H. Harrison, Tyler, Pierce, Buchanan, Andrew Johnson, Kennedy, Lyndon Johnson and Nixon. Njëzet prej tyre kanë qenë governatorë të shteteve ose territoreve; Jefferson (Virginia), Monroe (Virginia), Jackson (Florida), Van Buren (New York) W. H. Harrison (Indiana), Tyler (Virginia), Polk (Tennessee), Andrew Johnson (Tennessee), Hayes (Ohio), Cleveland (New York), McKinley (Ohio) Theodore Roosevelt (New York), Taft (Philippines), Wilson (New York), Carter (Georgia), Reagan (California), Clinton (Arkansas) dhe George W.
Bush (Texas).
Katër presidentë ndërruan jetë në zyrë për shkaqe natyrore, -W.H. Harrison, Taylor, Harding dhe Franklin D. Roosevelt. Katër prej tyre janë vrarë në atentat – Lincoln, Garfield, McKinley, dhe Kennedy dhe një president u dorëhoq-Richard Nixon. Nëntë presidentë sikundër; Tylor, Fillmore, Andrew Johnson, Arthur, Theodore Roosevelt, Coolidge, Truman, Lyndon Johnson, dhe Gerald Ford hynë në zyrën presidenciale, për shkak se në kohën që ata ishin zv/president,- pararendësit e tyre ndërruan jetë ose dhanë dorëheqjen.
Dymbëdhjetë presidentë apo ish-presidentë tentuan të siguronin një mandate tjetër presidencial, por nuk ia arritën – John Adams, John Quincy Adams, Van Buren, Fillmore, Cleveland, Benjamin Harrison, Theodore Roosevelt, Taft, Hoover, Ford, Carter, dhe Bush, ndërsa pesë prej tyre e fituan mandatin presidencial, pasi ishin mundur disa herë më parë; Jefferson, Jackson, W. H. Harrison, Cleveland, dhe Nixon.
Mesatarja e moshës të presidentëve amerikanë që kanë bërë betimin në Zyrën Presidenciale ka qënë aty te 54 vjet. Më të rinjtë janë Theodore Roosevelt dhe Barack Obama të cilët hynë në presidencë mbi të dyzetat, dhe më të vjetërit Ronald Reagan dhe Donald Trump. Presidentët e ndarë nga jeta në moshë relativisht të thyer janë John Adams dhe George H. W. Bush, përkatësisht 90-të dhe 94-ër vjeçarë.
Të 45-ë presidentët kanë patur pikëpamjet dhe këndvështrime të ndryshmë në rolin e tyre presidencial. Disa kanë hyrë në Zyrën presidenciale si një shpërblim për devotshmërinë e tyre në shërbim të atdheut, disa prej tyre të trembur prej përgjegjësive, vecanërisht ata zv/presidentët që katapultoheshin President –nga vdekja apo dorëheqja e pararendësit të tyre.
Disa prej tyre e kanë konsideruar presidencën një përgjegjësi madhore e të rëndësishme dhe kanë punuar me përkushtim dhe energji deri në ditën e fundit të jetës. Të tjerë sikundër Theodore Roosevelt e konsideronte lojë argëtuese, por askush nuk e ka përshkruar si Thomas Jefferson- i cili e ka quajtur me elokuencë; “Splendid Misery” (Mjerim i Këndshme)
Të 45–ë duhet ta pranojnë këtë.
Nga Raimonda MOISIU / Referuar “American Presidents”
la.mi/Fjala.al