Thonj të dobët që thyhen shpejt? Disa këshilla që duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dietë e ekuilibruar, e pasur me proteina, vitamina dhe minerale është hapi i parë për një trup të shëndetshëm dhe thonj më të fortë. Thonjtë janë të ndërtuar nga një lloj i veçantë proteine, e cila quhet keratinë.

Në përgjithësi kur vuani nga sindroma e thonjve të dobët, kura qëndron tek ushqyerja. Ngrënia dhe shtimi i dozave të përditshme të disa ushqimeve mund të forcojnë thonjtë në një mënyrë të natyrshme. Mes ushqyesve për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, përmendim:

Vitamina B, për thonj të dobët- Vitamina B2 gjendet në majanë e birrës, në të verdhën e vezës, në vajin e grurit, te lakra, bizelet dhe tek kosi; vitamina B6 gjendet te orizi, toni i peshkut, vaji i lulediellit, krundet dhe te të gjithë miellrat organikë, te perimet me gjethe jeshile, bizelet, te kumbullat dhe bananet. Ndërsa karotat, domatet, marulet, mëlçia, mishi i lopës, kikirikët, arrat, bizelet dhe fasulet janë burime të mira të biotinës. Vitamina B12, në fakt, gjendet te mishi, vezët dhe në produktet e qumështit si qumështi, kosi dhe djathi.

Më shumë hekur për thonj të hollë ose sipërfaqe të parregullt- Hekuri gjendet veçanërisht te perimet e freskëta, te mishi i kuq, i bardhë dhe tek arrat. Por ushqimet më të pasura me këtë mineral janë mëlçitë e gjedhëve, levreku, mishi i kalit, por edhe bishtajoret, të tilla si thjerrëzat dhe bizelet. Një lajm i mirë në këtë drejtim: edhe çokollata e errët përmban një sasi të vogël hekuri.

Vitamina A dhe kalcium për thonj të thatë- Vitamina A gjendet në të gjitha perimet me ngjyrë jeshile dhe portokalli; ndërsa ushqimet e pasura me kalcium janë të gjitha produktet e qumështit.

Lexo edhe :  Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

Omega 3 për thonj që thyhen lehtësisht- Ushqimet më të pasura me acid omega 3 janë salmoni, levreku, merluci, por edhe vezët, si dhe perimet me gjethe jeshile, përveç sojës dhe derivateve të saj. Një këshillë e mirë është që të hani bajame dhe arra, por të mos e kaloni masën.

Ja disa këshilla për të pasur thonj të shëndetshëm:

-Pini shumë ujë. Konsumimi i rregullt i ujit është i rëndësishëm për të siguruar lagështinë e duhur për thonjtë;

-Ndiqni një ushqyerje të ekuilibruar;

-Mos i mbani duart për një kohë të gjatë në ujë;

-Shmangni kontaktin direkt të duarve me detergjent acidë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV