Jennifer Lopez deklaron votën e saj për Joe Biden me një foto nga palestra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jennifer Lopez inkurajoi fansat e saj që të dilnin dhe të votonin përmes një seti fotografish të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Artistja e nominuar për Çmimin ‘Grammy’ shprehu entuziazmin e saj për Ditën e Zgjedhjeve në një mbishkrim për një ‘selfie’ që bëri, duke thënë: “Unë votova! Le të shkojmë Amerika! Biden dhe Harris 2020”.

Kërcimtarja dhe këngëtarja 51 vjeçare, përmes ‘hashtagut’ tregoi se ajo kishte votuar për ish-nënkryetarin Joe Biden, shkruan DailyMail.

Këngëtarja u shfaq në fotografi me një palë reçipeta sportive rozë dhe aksesoi pamjen e saj me një palë syze dielli të personalizuara nga ‘Quay’.

Aktorja e filmit “Marry Me” kishte vënë një palë vathë prej ari dhe një stampë ku shkruhej “Unë votova”, të cilën e kishte ngjitur në gjoks.

Jennifer gjithashtu shkroi në InstaStory se ajo ishte shumë e qartë për atë që donte të bënin ndjekësit e saj, duke deklaruar që “nëse keni të drejtë të votoni, sigurohuni që të votoni më 3 nëntor”.

Ajo gjithashtu i nxiti fansat e saj të ndihmonin njëri-tjetrin për të bërë një ndryshim në këtë sezon zgjedhor.

“Thuaju miqve të tu, drejto fqinjët e tu të moshuar, thuaj fjalën tënde. Ndryshimi nuk vjen nëse nuk votoni”, tha Lopez./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sigurimi vullnetar, përfitime nëse kryeni pagesat në janar

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025, do të...

Gazetari përplaset me Luizin: Mashtrove me sëmundjen për të fituar Big Brother

Luiz Ejlli dhe gazetari Ronaldo Sharka janë përplasur virtualisht. E gjitha nisi pas deklaratës së Ronaldos në Big Brother Fan Club ku tha se të...

Atentati ndaj biznesmenit/ Bujar Nasufi u vra në sy të bashkëshortes

56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi në zonën e...

Rregullimi nuk ka pse të bazohet në kufizimin e targave

Përmirësimi i transportit publik, që nga futja e llojeve të reja të mjeteve, te dixhitalizimi i shërbimeve të biletimit, apo rregullimi i orarit i...

Moti i keq, Ministria e Arsimit: Pezullohet mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit

Ministria e Arsimit dhe Sportit kanë bërë të ditur se është pezulluar përkohësisht mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit për shkak...

Lajme të tjera

Web TV