Zgjedhjet në SHBA/ Shteti vendimtar rrezikon të mos nxjerrë as sot rezultatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori Tom Wolf u shpreh se në Pensilvani ka ende rreth 3 milion fletë votimi me postë, numërimi i të cilave mund të vonojë duke mos publikuar rezultatet as sot.

Ky shtet është vendimtar për rrugën e secilit kandidat presidencial drejt 270 votave elektorale, për të fituar presidencën e SHBA.

Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Mejn, Arizona, Nevada dhe Alaska janë shtete ku ende nuk është përcaktuar fituesi. Biden po kryeson lehtë ne Miçingan dhe Uiskonsin, ndërsa Trump në Pensilvani.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe sfiduesi demokrat Joe Biden janë në një garë të ashpër për të fituar një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Ende nuk dihet kush është fituesi, edhe pse Biden kryeson lehtë ndaj Trump.

Më herët, ky i fundit u shpreh se ai do t’i drejtohej Gjykatës pasi kundërshtarët, sipas tij po vjedhin votat.

Pa.Va/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt...

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin...

Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!" Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për...

Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës Vllaznia ka arritur një përmbysje spektakolare në...

Batuta, ilaçi i shqiptarëve për t’i thënë vetes “mos u mundo”

"O, ç'u kënaqëm!" Kaq ishte. Kjo është amalgama e reagimit të shoqërisë, analistëve dhe aktorëve të ndryshëm politikë (kryesisht periferikë, se të mëdhenjtë kanë punë...

Lajme të tjera

Web TV