Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, shtrohet në spital pas infektimit me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u shtrua në spital pasi doli pozitiv në testin për koronavirus. Kisha tha përmes një deklarate se diagnoza e patriarkut Irinej u zbulua gjatë një “procedure rutinore të testimit”.

Patriarku 90-vjeçar mbetet “pa simptoma dhe me shëndet të shkëlqyeshëm në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi erdhi pak ditë pasi Irinej udhëhoqi një ceremoni gjatë varrimit të mitropolitit Amfilohije – udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Amfilohije vdiq më 30 tetor në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus.

Mijëra njerëz u mblodhën në Podgoricë për funeralin e tij, duke shkelur masat kundër koronavirusit. Shumë prej tyre nuk mbanin maska dhe as distancë fizike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas...

Në punë mund të hasni disa pengesa…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita do të jetë dinamike. Është e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të shmangni reagimet...

“Manita” në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona shkatërron Real Madridin

Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë spektakolare në Arabinë Saudite. Los Blancos...

Tensione dhe vështirësi, shenjat që do e përjetojnë më intensivisht këtë janar

Hëna e ujkut është emri i Hënës së parë të Plotë të vitit të ri që ndodh në janar. Por pse quhet Hëna e...

Lajme të tjera

Web TV