Australia në flakë, situatë e jashtëzakonshme për rajone të tëra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Australia është përfshirë sërish nga zjarre të mëdha të cilat kanë detyruar autoritetet që të shpallin situatën e jashtëzakonshme në disa rajone. Në rajonin e Neë South Ëales në Australi për shkak të një vale rekord nxehtësie, autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme emergjente njofton Reuters. Kombi e përjetoi ditën e tij më të nxehtë rekord të martën, një maksimum mesatar prej 40.9C.

Të enjten, Kryeministrja Gladys Berejiklian njoftoi një gjendje të jashtëzakonshme shtatëditore për shkak të kushteve të përkeqësuara. “Shqetësimi më i madh gjatë ditëve të ardhshme është paparashikueshmëria prej erërave të fuqishme dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta”,- u tha ajo gazetarëve.

Por ky rekord mund të eklipsohet, pasi meteorologët parashikojnë një tjetër valë të nxehti të enjten dhe më vonë gjatë javës. Autoritetet në Neë South Ëales, aktualisht janë duke luftuar me 100 zjarre, në një krizë që zgjati me muaj.

Pjesë e NSË, në të cilin Sidnej është kryeqytet, parashikohet të goditen nga temperatura rreth 40 gradë të enjten. Kriza e pyjeve që digjen nga zjarret dhe një thatësirë e stërgjatur kanë nxitur kritika të forta për politikat e klimës së kombit.

Valët e nxehtësisë janë katastrofa natyrore më vdekjeprurëse që ka vrarë mijëra njerëz më shumë se zjarret apo përmbytjet. Temperatura e mëparshme rekord me një maksimum prej 40.3 C u shënua në vitin 2013./Faja.al/

Të fundit

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Një sistem i ri që lexon si ndryshojnë me kohën karakteristikat kyçe të trurit mund të na tregojë sa shpejt po plakemi dhe sa...

Lajme të tjera

Web TV