Pse mediat raportojnë rezultate të ndryshme të zgjedhjeve në SHBA?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa zgjedhjet në SHBA po paraqesin gradualisht rezultatin përfundimtar, një nga gjërat më konfuze është se media të ndryshme shfaqin rezultate të ndryshme për votat elektorale.

Presidenti në SHBA zgjidhet duke fituar të paktën 270 vota elektorale dhe jo nga votat popullore.

Për shkak se nuk është një sistem i centralizuar zgjedhor, është bërë e zakonshme që “tryezat e vendimeve” në televizione të ndryshme të deklarojnë fitues njërën palë, kur janë numëruar pjesa më e madhe e votave.

(Decision desk- Një tryezë vendimesh, ku një ekip ekspertësh të lajmeve, mblidhen për të analizuar të dhënat rreth rezultateve në ditën e zgjedhjeve)

The Guardian përdor si burim të dhënat e mbledhura e të analizuara nga agjencia e lajmeve Associated Press (AP).

Ekzistojnë një numër tryezash të tjera, duke përfshirë këtu dhe NBC, Fox News etj.

Në SHBA, kanalet zgjedhin të transmetojnë rezultatin nga tryezat e tyre, ose të presin që dy të tilla të konfirmojnë të njëjtin shtet.

Aktualisht, totali prej 264 votash elektorale që Joe Biden ka, përfshin dhe Arizonën ku numërimi nuk ka përfunduar ende.

Kjo pasi sipas AP, fitues rezulton demokrati Biden. Por për tryezat e tjera, jo.

Sipas AP, analizat e kryera mbi fletët e votimit për Arizonën, tregojnë se votat ende të panumëruara nuk mjaftojnë që Trump të tejkalojë ato të Biden.

Me afërsisht 80% të votave të numëruara, Biden ishte përpara me 5 pikë përqindje, me një epërsi prej 130,000 ndaj Trump, me rreth 2.6 milionë fletë votimi të numëruara.

Ekipi i Trump nuk pajtohet me këtë rezultat. Sipas tyre, përparësia e Biden aktualisht është rreth 68,000 vota në shtet, ose më pak se tre pikë përqindje, me 88% të votave të numëruara. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV