Video/ Radari i Midës gati për bazën ajrore të Kuçovës dhe NATO-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Falë donacionit të SHBA-ve dhe një pjesë e saj nga buxheti i shtetit, vendi ynë do të ketë një radar të ri në malin e Midës për hapësirën ajrore. Ky fakt është bërë me dije nga vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit përmes një postimi në Facebook, theksoi se me këtë radar apo dhe helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti në Kuçovë, do të bëjnë që Forca Ajrore shqiptare të arrijë në një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.

“Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore. 22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit ?? dhe 3 milion donacion i SHBA ?? u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.?

Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.?”, shkruan Xhaçka./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Protestuesit pro-palestinezë mblidhen rreth Shtëpisë së Bardhë

UASHINGTON – Aktivistët pro-palestinezëve kërkuan gjatë fundjavës dhënien fund të luftës në Rripin e Gazës dhe të mbështetjes amerikane...

Përmbyset cisterna që transportonte karburant dhe shpërthen në flakë

Një cisternë që transportonte karburant është përmbysur në autostradën kombëtare që lidh Athinën me Korinthin. Autoritetet kanë ngritur alarmin, pasi ka pasur edhe shpërthime të...

Skandali i TIMS/ Berisha denoncon me emra

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në dritaren e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, foli për skandalin në sistemin TIMS. Berisha tha...

Pas deklaratës së Megit për Xhensilën e Besin reagon Stresi: Ti sa varësi ke?

Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së aktorit...

Franca dhe SHBA do bëjnë gjithçka që të mos përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme

  Presidenti i Francës Emanuel Macron ka thënë se Franca dhe SHBA do të bëjnë gjithçka për të ndaluar një përshkallëzim më të gjerë në...

Lajme të tjera

Web TV