Debati për amnistinë, përplasen socialistët, Ulsi Manja shkel rregulloren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka kaluar në komisionin e ligjeve projektligji për amnistinë ku është kërkuar diskutimi nen për nen. Deputeti i PS-së Bashkim Fino është përplasur me kolegun e tij socialist Ulsi Manja, teksa në komisionin e ligjeve po diskutohej amnistia e të burgosurve.

Manja: Kolegë të nderuar do t’ju lutesha përpara se ta votojmë në parim, pyetjet të referohen në këtë pikë sepse unë jam i bindur se kur të vijmë në fazën e shqyrtimit ose miratimin nen për nen do të ketë edhe probleme që mund të ngrihen.Ose pastaj ta votojmë në parim dhe të hapim shqyrtimin dhe miratimin nen për nen. Ndaj ju lutem pyetje për nene të caktuara në këtë fazë të diskutimit mund t`i s’postojmë për në fazën e shqyrtimit dhe miratimit nen për nen.

Alimadhi: Mesa ne kuptojmë është një projektligj i orientimit të politikave të ekzekutivit. A është diskutuar ky projektligj me grupet e interesit, me shoqatave të avokatëve penalistë apo dhe të tjerë?

Manja: Zoti Alimadhi i kërkon pyetje përgjigje sepse do të jetë i qartë për secilën nga pyetjet

Fino: Zoti kryetar, zbato nenin e rregullores së Kuvendit. Çdo anëtar, deputet, ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë pyetje, ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë diskutime, që do të thotë se unë kam të drejtën time të flas, të bëj 10-15 pyetje, mbaroj, marr përgjigje, kënaqem apo nuk kënaqem pak rëndësi ka. Kam të drejtën prapë të marr fjalën kur diskutohet në parim dhe kur diskutohet nen për nen. Të lutem respekto rregulloren e Kuvendit.

Manja: Shumë faleminderit për sugjerimin. Zoti Alimadhi mban shënime pas çdo përgjigje që kthen ministrja dhe do zbatojmë pyetje përgjigje.

Lexo edhe :  KQZ jep vendimin për PSD/ ‘Shkrihet’ lista e mbyllur, kush e merr mandatin në Tiranë

Fino: Është shkelje e rregulloreve

Manja: Po, do shkeli rregulloren

Fino: Po shkele pra…

Manja: …dhe do t`i japim përgjigje zotit Alimadhi. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Vlora në terr/ Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh

Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren,...

“PD-ja s’e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Duhet të jemi në terren për zgjidhje’

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se partia ku ajo bën pjesë...

Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të banuara

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk...

Mbi PD e mbetur dhe mbeturinat e saj

Nga Mero Baze Ka një përpjekje për të hapur një debat rreth rihapjes së PD, rikthimit të garës për lider të ri apo pranim të mendimit...

Rreziku nga vapa/ Ministrja Koçiu: Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut

Temperaturat e larta nuk po shkaktojnë vetëm zjarre, por edhe rreziqe shëndetësore tek qytetarët, kryesisht ata të moshave të treta. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV