Tirana vatër e nxehtë/ Brataj paralajmëron karantinën në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka paralajmëruar se në Tiranë do të merren masa shtrënguese dhe rrezikon të karantinohet pjesërisht.

Në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të përhapjes së Covid-19. Ekspertët e cilësojnë zonë të kuqe, pasi afro 175 vatra të Covid janë vetëm në kryeqytet.

“Nga të gjitha vatrat që janë në Shqipëri, mbi 35% e tyre janë në Tiranë. Janë të shpërndara, nuk mund të thuash se kjo është më e infektuar se tjetra. Tirana do të bëhet zonë e kuqe. Pothuajse është një transmetim komunitar”, tha Brataj.

Për shkak të numrave në rritje të të infektuarve dhe të shtruarve në spital, edhe Tirana ashtu si kryeqendrat e disa vendeve fqinje rrezikon karantinë të pjesshme.

“Infeksioni është shpërndarë në një masë shumë të madhe. Patjetër që masa do të ketë sepse me këto përmasa që po merr sëmundshmëria detyrimisht duhet që të kufizohen. Nëse nuk kontrollohen duhet që të merren masa”, tha Brataj.

Sipas ekspertëve, kjo situatë është pasoje e lehtësimit të masave afro një muaj më parë dhe mos respektimi i tyre.

“Nuk po respektojnë masa. Hapja e shkollave ishte një thikë me dy presa dhe vazhdon të jetë. Lokalet në darkë dhe çfarëdo lloj qofshin janë bërë një strehë të mos mbajtjes së maskës, mos respektimit të distancës dhe as të kufizimit të infeksionit”, tha Brataj për Klan.

Të rinjtë janë grupmosha më e prekur nga Covid-19. Nga 1300 thirrje të regjistruara në urgjencën kombëtare dy javë më parë, tani numri ka arritur në 3 mijë në 24 orë.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Partitë e vogla mund të bëhen pengesë për 84 mandatet e PS-së, por…

Eduard Zaloshnja Gjatë muajve të fundit, Edi Rama dhe politikanë të tjerë të PS-së e kanë shpallur publikisht objektivin e sigurimit...

 Aksident ajror me dy viktima! Avioni rrëzohet dhe bie në rrugë, përplaset me makinat

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur këtë të premte në San Paolo. Një avion i vogël për arsye ende të paditura është rrëzuar dhe...

Maqedoni e Veriut/ Shqiptarët përjashtohen nga institucionet e shtetit, BDI ngre alarmin!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ngre alarmin se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet kyçe të shtetit.Përmes një deklarate kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se kanë informuar zyrtarisht...

Anna Lika dhe Bjordi bëhen prindër për herë të parë!/ Zbulojnë emrin e veçantë të bebit

Aktorja Anna Lika dhe regjisori Bjordi Mezini janë bërë prindër për herê të parë! Lajmin e ka ndarë në profilin e saj në Instagram vetë...

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Një ditë para protestës Kombëtare që do të zhvillojë para godinës së Edi Ramës, Sali Berisha sulmoi kryeministrin. “Një kryeministër që ulet me shishe...

Lajme të tjera

Web TV