Ministria fiton gjyqin, “Kurum” largohet nga porti Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë fiton gjyqin me koncensionarin “Kurum”. Vendimi i gjykatës ndërpret kontratën me turqit, të cilët kishin deri tani me koncesion terminalin e kontenierëve me argumentin se kushtet e saj nuk janë zbatuar. Zëri kryesor i mosrealizimit janë investimet. Vendimi po zbatohet nga përmbaruesit të cilët ndodhen në terminalin e kontenierëve duke kryer procedurat të cilat konsistojnë në kalimin e të gjitha aseteve të këtij terminali në duart e Autoritetit Portual Durrës(APD).

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës vendosi ndërpresë kontratën me ‘Kurum’-in, duke e çuar çështjen në gjykatë me pretendimin e “Kurum” nuk i ishte përmbajtur pikave të kontratës duke mos realizuar disa pika ku më kryesorja ishte mosrealizimi investimi.

Pas disa seancave gjyqësore Ministria e fitoi gjyqin me Kurum-in dhe në këto kushte ai do të largohet nga porti i Durrësit.

Kompania “Kurim” nisi punë në portin e Durrësit që në fillim të viteve 2000, pas blenë nga polakët kantierin detar të riparimit të anijeve. Pas vite më vonë për nevojat e zgjerimit të terminalit të trageteve,atyre ju propozua nga ana e Ministrisë së Transporteve të asaj kohe që të këmbenin kantierin detar me terminalin e kontenierëve i cili shtrihet në kalatën nr 6 dhe 7. Volumi i punës në këtë terminal ka njohur rritje nga viti në vit. Brenda vitit në këtë port përpunohen qindra mijëra konteinerë që vijnë e ikin në të 4 anët e botës. Burime nga APD sqarojnë se ende nuk ka ndonjë vendim parlamenti dhe qeverie për këtë shërbim. Në këto kushte, inventari i aseteve do ti kalojë APD dhe derisa të merret ndonjë vendim,ky shërbim do të menaxhohet prej tij.

Të fundit

“Vdekje për shqiptarët”, një thirrje për alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje...

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta. Avokati Kujtim Cakrani i...

I kishte skaduar pasaporta, prindërit lënë në aeroportin e Barcelonës fëmijën 10 vjeç

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se...

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit/ E papranueshme heshtja!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, thirrje që u bënë...

VIDEO/ Avioni përplaset me një zog dhe bën ulje emergjente pak pas nisjes

Një avion Airbus A321XLR i kompanisë ajrore Iberia u detyrua të realizojë një ulje emergjente ditën e diel, pas një përplasjeje me një zog...

Lajme të tjera

Web TV