Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Jul Deda: Nuk do harrohesh kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i humorit Jul Deda ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole.

Deda ka ndarë një foto krah Devoles ku shkruan se sot u trishtua nga ky lajm ndërsa shprehet se Koço Devole dhuroi gjithë jetën kënaqësi, të qeshura dhe profesionalizëm.

“Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithë jetën tënde na dhurove kënaqësi, të qeshura dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e artit tënd. Faleminderit për gjithçka mjeshtër. Udhëto i qetë për në botën tjetër, njerëz si ti nuk harrohen kurrë. U prehsh në paqe Artist”, shkruan Jul Deda.

Aktori Devole u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin. Prej disa ditësh ai ishte i intubuar dhe në gjendje të rënduar në Spitalin e Infektivit.

Koço Devole ka lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945. Ai njihet si një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar.

Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV