“Dy fjalë lamtumire për ty vëllaçko”, Covid i merr njeriun e afërt Nora Malaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të njeriut të afërt të saj, Latif Ajrullai, botues dhe autor i njohur shqiptar, i cili, fatkeqësisht, humbi betejën me koronavirusin.

Me një shënim në Facebbok, ndërsa e quan Ajrullain “vëllaçko”, Malaj shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për ndarjen e tij nga jeta.

Dy fjalë lamtumire për ty vëllaçko! Ra ky mort dhe unë sot dua të shkruaj dy fjalë shpirti për ty! Mbrëmë terë natën nuk kam mbyllur sytë! Një telefon i Ritës më shkundi ka vendi kur më shkroi. “Nora , më iku Latoja .. Vëllain tënd ma mori Corona”

Telefoni më ra nga dora dhe nuk munda ta besoj që ky lajmkobi i zi të ishte i vërtetë! Teksa flisja me Ritën, dëgjoja nga ana tjetër e telefonit ngashërimin e saj që nuk kishte të sosur.

E pa besueshme .. Asnjëherë nuk mund ta çoja në mend që vdekja do t’i qëndronte kaq pran? këtij njeriu vital.. Nuk mund ta besoj që i miri Lato , njeriu plotë mirësi dhe vizionari, që bëri evulucion në botën e teksteve mësimore dhe platformës dixhitale sot po udhëton drejt Parajsës duke na lënë një trishtim të madh familjarëve të tij, Ritës që sot nuk mund ta kuptojë se Laton nuk e ka në krahë, Dritës, Dritinit e Sofianës, fëmijëve të tij, që i deshi e ndihmojë pafund, për t’u bërë sa më të bukur e të lumtur jetën, nipave që e adhuronin gjyshin – shok dhe të gjithë ne miqve e mikeshave që e deshëm aq shumë dhe që nuk do ta kemi të lehtë ta përballojmë ikjen e tij pa kthimë.Ti shpirt i motrës ( se unë për ty isha motra e madhe ) ishe një njeri fisnik dhe një njeri vizionarë për jetën. Ke thyer aq shumë tabu dhe ndërtove aq realitete të vërteta, saqë rrallë kush mund ti bënte. Së bashku jemi takuar në 2000 dhe për njëzet vjet nuk jemi ndarë. Miqësia jonë , nëpërmjet Ritës, si mikja e saj më e veçantë u fuqizua aq shumë, saqë ti më quajte motër e madhe dhe unë vëllai që nuk ma kishte bërë mamaja .

Ti ke qënë i vetmi burrë që Rita i ka kushtuar vargjet lapidar: “ Për atë burrë që di të rroj për një grua dhe për atë burrë që di të vdes për një grua“. Sa shumë kujtime që kam me ty dhe me Ritën vëllaçko, nuk di nga t’ja nisë. Më kujtohet që sa shumë u mërzitët kur mami më ndërroj jetë se e kishit njohur dhe e donit të dy. Sa shumë mesazhe kurajoje më dërguat kur kalova Covidin dhe sa shumë u gëzuat për mua. Po tani çfarë duhet të them unë për ty ??!?? Sot është një ditë ku dhimbja është ulur këmbëkryq te miq e tu i miri i motrës. Po tani si ta ngushëllojmë Ritën… Ishte një ikje pa kthim që na hapi një plagë të madhe ..

Nuk më ka pushuar tel nga mesazhet e ngushëllimit për ty. Po prapë asgjë nuk më ngushëllon. Prehu në Paqe i miri i motrës e qofsh i Parajsës e engjëll mbrojtës për Ritën, fëmijët e të gjithë miqtë e tu që të deshën aq shumë .. Unë po pi kafen e hidhërimit e bashkë me të po derdh lotët e dhimbjes që na la ikja e papritur ..

Mallkuar qoftë ky Covid që po na i merr njerëzit e shtrenjtë një e nga një.. Do na mungosh , por do jesh me ne përherë, se shpirti yt është mes nesh! Të kam shumë po shumë xhan shpirt i motrës! Pusho në Paqe se tërë jetën e kishe luftë përpjekje për të dhuruar mirësi e dashuri rreth teje! Sot Ritën e ke plagosur … këtë dhe ti e di. Vetë kjo nuk mund të besohej … Ende më duket si ëndërr… Bekimet e Zotit , qofsh i Parajsës o Latoja ynë!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut,...

Rama publikon videokartolinën për shqiptarët e Amerikës/ Ja çfarë shkruan

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një videokartolinë për shqiptarët e Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u ka rikujtuar që të...

Temperaturat deri në -3°C! Orë me diell dhe mjegull e dendur, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -3°C! O Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e...

Kur shqiptarët ndahen në dy fronte për shkak të një xholi apo një gjesti

Nga Leonard Veizi   Atë që Gjesti i bëri shqiptarëve nuk ia ka bërë dot as UDB-ja, – një organizëm që kishte për detyrë të ndante...

Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

  “Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte”. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd...

Lajme të tjera

Web TV