Legjionarët, Myrto Uzuni frymëzon Ferencvaroshin drejt fitores në Hungari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ndërton” dy gola e parë dhe shënon të 3-tin në triumfin e së dielës në kampionat. Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni, ka gjetur të dielën edhe golin e parë në kampionatin hungarez.

Sulmuesi nga Berati e ka nisur si titullar takimin e luajtur në shtëpi kundër Mezokovesd-Zhorit, të vlefshëm për javën e 10-të të nivelit më të lartë të kampionatit hungarez të futbollit.

Këtë takim, kampionët në fuqi të Hungarisë e kanë fituar me rezultatin 3-0. Me të 3 golat e shënuar në pjesën e parë.

Lojtari i kombëtares shqiptare ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke dhënë pasimet e dy golave të parë dhe duke realizuar vetë të 3-tin. Ai pasoi për Tokmakun, i cili hapi llogarinë e golave në minutën e 15-të.

Pesë minuta më pas, ai shpalosi shpirtin e tij altruist, teksa, edhe pse në pozicion të volitshëm, zgjodhi t’i pasojë topin sërish Bolisë, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte me portën e boshatisur.

Dhe në fundin e pjesës së parë, ai mori edhe shpërblimin e një paraqitjeje të jashtëzakonshme, duke realizuar vetë golin e 3-të.

Myrto Uzuni është kthyer kështu edhe formën e tij më të mirë pasi kapërceu edhe infektimin me virusin korona, ndërsa është thirrur edhe nga trajneri i Kombëtares, Edi Reja, për 3 ndeshjet e këtij muaji, miqësoren me Kosovën dhe dy takimet e fundit zyrtare në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës.

Të fundit

Makina përplas një grup nxënësish të shkollës, 4 të plagosur

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona janë plagosur. Mësohet se tre fëmijë...

Ministri Hoxha pret të ngarkuarën me punë Nancy VanHorn, zbardhen bisedimet

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn....

“Jam në top formë”, Ilir Meta mesazh gazetares: Të ftoj në qelinë time!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një shënim publik nga qelia dhe fton gazetaren Anduena Llabani që ta vizitojë në ambientet...

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat, dua dënim përjetë

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot. Në deklarimin...

Lulzim Basha, kukulla që kurdiset sipas stinës

Në botën plot 'meme' të politikës shqiptare, pak figura kanë arritur të jenë kaq autentike sa Lulzim Basha, i cili duket si një kukull...

Lajme të tjera

Web TV