“Krenar të jem pjesë e ekipit fitues”, Kampioni i Europës, Izmir Smajlaj i bashkohet PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transformimi i Tiranës gjatë 5 viteve të fundit, por veçanërisht i jetës sportive, kulturë e munguar për dekada me radhë ka bërë që sportistë elitarë, krenari e kombit shqiptar të përqafojnë çdo ditë e më shumë mundësitë e shtuara që kryeqyteti po jep për zhvillimin e mëtejshëm të sportit.

Ka qenë kampioni i Europës, Izmir Smajlaj, atleti i cili ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Eion Veliaj, i cili po udhëheq fushatën në të gjithë qarkun, duke deklaruar se ndihet i lumtur që po bashkohet me ekipin fitues.

Duke parë Tiranën e këtyre viteve të fundit se si është transformuar komplet, mbushem me një energji pozitive për punën e shkëlqyer që ka bërë kryetari dhe ekipi i tij. Këta janë një ekip fitues dhe mua më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi fitues. Jam gëzuar shumë,” u shpreh Smjlaj në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kasharit.

Sportisti më i mirë i Shqipërisë për meshkuj, i cili në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2017 fitoi medaljen e artë, tha se ndihet i vlerësuar me të gjithë punën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj në veçanti për sportistët elitarë, duke mos e fshehur dëshirën edhe për një pistë olimpike në Tiranë.

Përveç këtyre që ka bërë për Tiranën, kryetari ka bërë shumë edhe për sportistët dhe në veçanti për sportistët elitarë. Duhet të përmendim këtu fushat sportive që ka bërë nëpër shkolla, pistat e vrapimit te Liqeni, pistën profesionale të atletikës për kërcime dhe besoj shumë shpejt atletikës do t’i shtohet edhe një pistë olimpike,” u shpreh Smajlaj.

Atleti shkodran synon ta përmirësojë në të ardhmen rekordin e tij në kërcim për së gjati, për t’iu afruar rekordit botëror./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Këmbimi valutor 13 mars 2025! Mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 13 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro blihet me 99...

Prej një muaji në qeli, Apeli i GJKKO shpall sot vendimin për ankimin e Erion Veliajt

Pas dy seancave radhazi në Apelin e GJKKO, sot në 10:00 pritet të shpallet vendimi për ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj kundër masës arrest me...

Një tjetër ish-banor i “BBV” i futet politikës/Kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit

Sot është zbardhur lista e kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Elbasan, të cilët pritet të jenë në listën e hapur. Mes emrave...

Surprizë në PD/ Orjela Nebiaj lë garën për deputete në Fier, ja arsyeja

Deputetja demokrate Orjela Nebiaj është tërhequr nga gara për deputete në radhët e PD, pasi ishte caktuar nga drejtuesit në qarkun e Fierit. Me nota...

Rama la jashtë 24 deputetët socialistë, vjen reagimi i parë nga PS: Listat nuk janë habi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka dhënë më shumë detaje lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në...

Lajme të tjera

Web TV