Hyjnë në fuqi testet e shpejta, përgjigja del për 40 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e studimit epidemiologjik Silva Bino ka njoftuar se është vendosur hyrja në fuqi e testeve të shpejta të cilat e nxjerrin përgjigjen për 40 minuta dhe që do të përdoren për kategori të caktuara.

Ajo tha se do të hiqet ritestimi për grupet pa risk pasi është vërtetuar që qytetarët e infektuar nuk janë më përhapës të virusit në ditën e 14 të sëmundjes edhe nëse janë pozitivë.

“Kemi një rritje të incidencës. Edhe përllogaritja tregon që kemi një rritje në fundin e muajit tetor që shkon në 1.3 duke e krahasuar me muajin shtator. Kemi një transmetueshmëri më të lartë. Të gjitha këto shifra në krahasim me tetorit tregon që kemi një rritje të qarkullimit në vendin tonë.

Mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme që nuk respektohen nga qytetarët,. Ata e mbajnë maskën në gushë. Maska nuk mbahet në gushë. Do futen testet e shpejta që do të përmirësojë testimin dhe gjurmimin dhe do të ulë kohën e pritjes. Rezultati del për 40 minuta. Mund të kryhen pranë qendrave shëndetësore.

Janë shume specifike që tregon se nëse testi del pozitiv ai është pozitiv dhe nuk ka pse të konfirmohet. Por mund të kemi fals negativ. Nëse kemi një test negativ që ka shenja klinike duhet të konfirmohet përmes PCR. Ka disa elementë që lehtësojnë punën në terren në drejtim të diagnozës.

Duhet të kemi depistime në vende ku ka grumbullime, në fasoneri apo në azile dhe tek personat që kanë rrisk. Këto janë elementë shumë të rëndësishme të testimit të shpejtë. Kjo do të na lehtësojë punën në terren.

Testimi pasohet me izolim dhe karantinë. Nëse marrim përgjigjen shpejt duhet të zbatohet karantina. Ata që janë të infektuar me Covid-19 të mos dalin në kafe pasi kjo është në dëm dhe rrit transmetueshmërinë. Ka elemente përmes të cilës ne jemi përpjekur ta ndjekim, përmes policiës. Por përgjegjëshmëria vetjake është shumë e rëndësishme.

Heqja e ritestimeve është hequr pasi ka rezultuar se personat që janë pozitivë nuk e transmetojnë sëmundjen. Këta persona nuk janë më infektues. Në ditën e 14 ata mendohen se nuk janë më infektues.

Në persona që janë me rrisk ritestimi do të vendoset në bazë të një protokolli. Kjo është një barrë që i hiqet sistemi dhe i shtohet depistimit të popullatës për ta mbrojtuar atë”, tha Bino.

Të fundit

Temperaturat e larta/Qeveria merr vendimin drastik për qarkullimin e automjeteve të rënda

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me...

Automjetet janë trefishuar nga 2005-sa, ndërkohë që vdekjet rrugore janë sa 1/3 e 2005-ës

Nga Eduard Zaloshnja Në fund të qershorit, numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri e kaloi shifrën 1 milion. Krahasuar me 2005-ën, kemi trefishim të...

Balla me sipërmarrësit shqiptarë në SHBA/ “Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe”

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës...

Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës. Sipas shkencëtarëve, ndonëse të dy prindërit ndikojnë në...

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë që disa e quajnë problem...

Lajme të tjera

Web TV