Ka ndryshime në listën e Kombëtares, “bien” disa titullarë kuqezi, vijnë dy bardheblu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet për tre ndeshjet e muajit nëntor, por lista kuqezi do të ketë ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve e janë hasur me klubet.

Një pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja i janë bashkuar tashmë skuadrës dhe kanë nisur stërvitjen, ndërkohë që disa të tjerë pritet të vijnë sot në mbrëmje dhe nesër. Situata pandemike dhe masat kufizuese të vendeve të ndryshme kanë sjellë probleme edhe për kuqezinjtë.

Zyra e shtypit të FSHF-së ka bërë të ditur se mbrojtësi Lorenc Trashi nuk mund të bashkohet me skuadrën pikërisht për shkak të masave kufizuese në Kuvajt, ku aktivizohet aktualisht lojtari. Gjithashtu, edhe mbrojtësi tjetër, Marash Kumbulla është në dilemë për shkak se autoritetet shëndetësore italiane u kanë kërkuar të gjithë lojtarëve të Romës që të qëndrojnë momentalisht në karantinë pas daljes pozitiv të një prej lojtarëve të këtij klubi.

Në pritje të përgjigjes së tamponëve, stafi kuqezi shpreson që të ketë Kumbullën të paktën për dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Sidoqoftë, FSHF është kontakt të vazhdueshëm me dy klubet për të marrë informacione të mëtejshme për situatën e dy futbollistëve. Sakaq, konfirmohet edhe mungesa e sulmuesit Xhakomo Vrioni, i cili është dëmtuar.

Në këto kushte trajneri Reja ka vendosur të thërrasë dy mbrojtësit e Tiranës, Erion Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik kuqezi. Edhe Klaus Gjasula pritet të humbasë miqësoren me Kosovën, pasi do të bashkohet me grupin ditën e premte, 13 nëntor. Për pjesën tjetër të grupit nuk ka probleme dhe deri të martën në mëngjes të gjithë do të jenë në gatishmëri.

Lexo edhe :  Kampioni botëror më i ri në histori/ Kush është Luke Litter, sensacioni i Pikados?

Më 11 nëntor kuqezinjtë do të luajnë në miqësore ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”, ndërsa më 15 nëntor luhet ndaj Kazakistanit në Stadiumin “Arena Kombëtare” sfida zyrtare për Ligën e Kombeve. Tre ditë më pas, më 18 nëntor, Kombëtarja do të zhvillojë sfidën e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë po në Stadiumin “Arena Kombëtare”.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Xhenxhefil dhe kanelle per shendet te forte dhe trup ne forme,

Çdo përbërës i kuzhinës siç janë frutat, erëzat, perimet dhe barishtet është aleati ynë për të forcuar organizmin dhe...

Vizita e papritur e Giorgia Melonit në SHBA, publikohen fotot nga takimi me Donald Trump

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida,...

Vlorë/ Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra! Dyshohet për grip

VLORË– Dhjetëra shpendë të ngordhur janë konstatuar në plazhin e vjetër në Vlorë pasditen e të shtunës. Specialistët e veterinarisë kanë marre mostra me...

Përplasen dy automjete në Pogradec, dy të lënduar

Aksident rrugor në Pogradec. Dy mjete përplasen me njëra tjetrën në rruga që të çon në Tushemisht. Nga aksidenti janë dëmtuar dy persona, të cilët...

Alarmi nga fruthi, ISHP: Vaksinimi ul përhapjen

Rënia e nivelit të vaksinimit ka rritur rastet me fruth.  Shqetësimi ngrihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas së cilës shumë shtete nuk kanë...

Lajme të tjera

Web TV