Anulohet vendimi i javës së shkuar, Kosova rihap sportet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anulohet vendimi i javës së shkuar për veprimtaritë në salla të mbyllura. Vendimi i marrë për fundjavën e kaluar dhe që ndaloi veprimtaritë sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, përveç veprimtarive ndërkombëtare në vend, është shfuqizuar të hënën në mbledhjen e Komitetit për administrimin e epidemisë së Covid-19, i themeluar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë është kthyer në fuqi vendimi i marrë në fillim të këtij muaji, që lejon zhvillimin e të gjitha veprimtarive sportive në hapësira të hapura dhe të mbyllura.

Por kontrolli mbi klubet do të jetë më rigoroz. Për ta parë situatën në terren, nëse klubet i respektojnë protokollet dhe udhëzimet vendore dhe ndërkombëtare sportive, të bazuara në “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, do të ketë kontroll nga njësitet policore dhe inspektorët.

Kështu ka deklaruar të hënën për mediat e Prishtinës ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ibër Alaj.

Ky i fundit ka theksuar se një gjë e tillë është kërkuar për të parë nëse klubet sportive i respektojnë në përpikëri masat e vendosura nga MSH-ja.

Së fundmi, shifra e të infektuarve me Covid-19 është shumë e lartë, por sporti po lejohet. “Sporti deri më tani u është përmbajtur protokolleve, për çka edhe e vlerësojmë gatishmërinë e treguar”, – ka thënë Alaj.

Por ai ka theksuar se do të ketë masa ndëshkuese për të gjitha klubet apo federatat, nëse nuk i respektojnë me përpikëri masat e vëna nga organet drejtuese të vendit.

Veprimtaritë që do të rikthehen pas heqjes së vendimit të fundjavës së kaluar janë ato do të organizohen nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), teksa është parashikuar të zhvillohen ndeshjet e shtyra të javës së 12-të të Superligës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë,  zhvilloi takime me senatorët...

Mourinho kërkon sulmuesin shqiptar, Fenerbahce ofron vetëm 5 milionë euro

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahce e Mourinhos. Beshiktashi e ka në...

Tragjedi në Tiranë/ E moshuara bie nga pallati ku banonte, humb jetën në vend

Një 88-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Egnatia”. Ndërkohë...

Masakra e Gërdecit në fokus sërish / Fatmir Mediu në seancë gjyqësore te GJKKO

Fatmir Mediu është paraqitur mesditën e kësaj të marte në GJKKO për seancën e radhës lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku ish-ministri i Mbrojtjes...

Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me sende të forta një punonjëse...

Lajme të tjera

Web TV