Nesër fillon karantina, ja masat ndëshkuese për shkelësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër në orën 22:00 fillon karantina, deri në orën 06:00 të mëngjesit, dhe do jetë në fuqi paraprakisht deri në 2 dhjetor.

Ogerta Manastirliu sot në një dalje për mediat tha se leja do të merret në e-albania, për të gjithë ata që kanë arsye shëndetësore ose arsye pune. Për të gjithë shkelësit do zbatohen masat nga inspektoriati shëndetësor dhe policia.

Ministrja e Shëndetësisë nuk e tha konretisht se cilat do të jenë masat që do merren për ata që shkelin orarin policor, por tha se do të jenë në fuqi masat e vendosura në muajin mars.

“Për sa i përket masave që kemi shpallur, do jenë organet kopetente të përcaktuara në aktin normativ, për marrjen e masave të veçanta, që do zbatojnë këto masa, qoftë strukturat e inspektoriatit shëndetësor dhe organet ligjzbatuese, policia. Por mbeten në fuqi të njejtat ndëshkime që kanë qenë nga marsi”.

Ja disa nga masat që kanë qenë në fuqi në muajin mars

– Gjobë 10 mijë lekë të reja nëse shkel orarin policor pa arsye

– Tërheqje e lejedrejtimit

– Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat

– Gjobë 5-10 milionë lekë të vjetra për bizneset ose deri në 2 vite burg për administratorët që që nuk zbatojnë urdhrat dhe përsërisin shkeljen

– Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin

– Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse

– Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia

– Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda në njerëz.

Lexo edhe :  Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, ndalohen 4 persona

l.m/Fjala.al

Të fundit

Mungesa pa arsye në Kuvend, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! (Emrat)

Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer vetëm gjatë muajit dhjetor 8 600 euro, duke përfituar nga mungesat pa arsye të...

Lutje për kryepeshkopin/ Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë

Drejtuesit e komuniteteve fetare në vend luten për shëndetin e kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh ndodhet në gjendje kritike, në një spital...

Prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje dashurie, zbulohet partneri i Rozana Radit

Prej shumë vitesh Rozana Radi preferon që ta mbajë jetën e saj private sa më intime. Zgjedhja duket se është e partnerit të saj,...

Inigo Martinez kërkon trofeun e parë me Barçën: “Dimë si t’i bëjmë dëm Realit”

Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez përballet me finalen e sotme me besim të plotë, pavarësisht se përballë do të jetë Real Madridi. Ai nuk ka...

Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë! (Foto)

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës probleme raportohen së fundi në Qafë Thanë, aty ku automjetet janë të bllokuara prej minutash ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV