Ministria e Mbrojtjes: Forca Ajrore me radarin 3D

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat e Armatosura do të pajisen me rasdarë 3D për zblueshmërinë e objekteve që fluturojnë pa leje në hapësirën shqiptare. Rritja e kapaciteteve operacionale të vëzhgimit ajror do të jetë një nga prioritet e Forcës Ajrore për vitin 2020. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka shpjegon se instalimi dhe vënia në funksion të plotë e radarit 3D është një projekt madhor që ka filluar që në vitin 2017, por që do të kulmojë këtë vit.

“Kjo do të sjellë rritjen e mëtejshme të zbulueshmërisë së objekteve ajrore, mbulimin më të mirë të hapësirës ajrore shqiptare, integrimin me elementet e komandim-kontrollit kombëtar dhe atë të NATO, si dhe rritjen e efiçencës së menaxhimit të trafikut ajror ushtarak e më gjerë.”, – thotë kolonel Zarka.

Baza Ajrore e Kuçovës, e cila do të shndërrohet në një bazë taktike ajrore e NATO si një projekt madhor i vendit, ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave tona të Armatosura është një tjetër prioritet i rëndësishëm në punën e Forcës Ajrore për këtë vit.

“Puna e filluar vitin që shkoi do të finalizohet me jetësimin e disa nën-projekteve, të cilat do të bëhen të mundura në bashkëpunim të ngushtë me NSPA (NATO Support and Procurment Agency)”, thekson zëvendës komandanti i FA.

Rritja e kapaciteteve operacionale të Forcës Ajrore është një tjetër element i rëndësishëm ku në fokus do të jenë Baza Ajrore Farkë dhe Qendra e Kontroll – Raportimit.

Trajnimi dhe stërvitja do të marrin një dimension të ri përse i përket përzgjedhjes dhe trajnimit të pilotëve të rinj, ashtu edhe ruajtjes së aftësisë operacionale të pilotëve në kuadër të NATO. “Fokus i Forcës Ajrore për vitin e sapo nisur do të jetë edhe përmbushja e misionit për të shërbyer sa më mirë, sidomos në situata e emergjencave civile” shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të fundit

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet...

9 gjëra që nuk duhet t’ia lini kurrë ChatGPT t’i bëjë për ju

Inteligjenca artificiale sigurisht që na e ka bërë jetën e përditshme më të lehtë, duke marrë përsipër detyra që i konsiderojmë të lodhshme ose...

Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Ky...

Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Italianët janë populli më i pastër në Europë. Sipas një publikimi të fundit, ka 95% shanse që një qytetar apo qytetare italiane të bëjë...

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për...

Lajme të tjera

Web TV