Qeveria: Kemi polici të vjetër, për 3 vite do ulim moshën në 42 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në hartimin e projektligjit që detyron punonjësit e policisë të largohen kur kanë mbushur moshën 55 vjeç, qeveria ka lëshuar edhe një arsyetim përkatës për secilin nen. Në të thuhet se miratimi i këtij projektligji është i domosdoshëm për faktin se detyrat institucionale që ligji i ngarkon kryesisht Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së janë të një rrezikshmërie e vështirësie shumë të lartë në raport me detyrat institucionale që kanë strukturat tjera shtetërore.

Vrasjet, plagosjet dhe niveli arsimor
Referuar të dhënave që vijnë nga ky projekt i qeverisë mësohet se:

– Nga viti 1991 dhe në vazhdim kanë humbur jetën në krye të detyrës 223 punonjës policie dhe janë plagosur 248;

-Gjatë këtyre viteve ka dhe punonjës të Policisë së Shtetit apo të Gardës së Republikës, të vrarë apo të plagosur pas ndërprerjes së karrierës nga elementë kriminalë, që janë vetëvrarë apo kanë pësuar trauma të rënda psikike/psikologjike për shkak të kryerjes së detyrave të vështira dhe specifike, duke sjellë paaftësinë e tyre për punë në një moshë relativisht të re;

– Punonjësi i Policisë së Shtetit, Gardës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, për vetë natyrën e punës në këto struktura, e kanë të limituar periudhën e ushtrimit të detyrave, të cilat kërkojnë aftësi të larta fizike dhe rrjedhimisht do të largohen nga këto struktura para arritjes së moshës për pension pleqërie. Ndërkohë, që punësimi i tyre në shërbimet e tjera publike/private është thuajse i pamundur, pasi mosha dhe arsimimi i tyre ndikojnë ndjeshëm në një mundësi të tillë;

– Disa punonjës të Policisë së Shtetit dhe të Gardës, për shkak të nevojave të veçanta të punës, si dhe kur ekziston një situatë reale dhe e rrezikshme ndaj jetës dhe familjes së tyre, apo kur për qëllime të zbulimit të krimeve të rënda, infiltrohen në grupe të strukturuara apo organizata kriminale, mund të transferohen jashtë vendbanimit të tyre, gjë që detyron bashkëshortin/en të ndërpresë marrëdhënien e punës. Në këto kushte, me largimin e punonjësit nga puna, familja e tij do të mbetet pa mbështetje ekonomike dhe do të duhet të përballojë jetesën vetëm me pensionin e parakohshëm të tij;

Vështirësia në punë
-Shkalla e vështirësisë në punë të këtyre punonjësve është më e lartë se e punonjësve të institucioneve tjera që janë subjekte të ligjit për trajtime suplementare në vendin tonë, pasi ata përballen çdo ditë me elementë kriminalë, kryejnë veprime policore me rrezikshmëri të lartë për jetën e shëndetin e tyre, si ruajtjen dhe mbrojtjen fizike të personaliteteve të larta shtetërore, ndalime/arrestime, kapje të personave të kërkuar dhe operacione që kërkojnë jo vetëm përgatitje të lartë fizike, por edhe një moshë relativisht të re.

Lexo edhe :  “Kërcet” kallashnikovi në Paskuqan! I vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari qëllon me armë

Nevoja e trajtimit financiar dinjitoz të punonjësit të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, buron edhe nga përcaktimet e ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, ligjit nr. 8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës”, dhe ligjit nr.70/2014, “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ku përcaktohet se të gjithë punonjësve u lind e drejta për trajtim financiar për shkak të ndërprerjes ose pamundësisë së vazhdimit të karrierës.

Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve të strukturave të sipërpërmendura është mbi 45 vjeç. Me miratimin e këtij projektligji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve, kryesisht të policisë, ulet mesatarisht me 2 vite.

Garancia-sipas hartuesve
Pretendohet se projektligji është një garanci për punonjësit, që janë në marrëdhënie pune dhe një vazhdim logjik i statusit të tyre kur ndërpresin karrierën. Gjithashtu mendohet se miratimi i këtij projektligji do të ndikojë në cilësinë e punës dhe të perfomancës së punonjësve në detyrë, në rezultatet në luftën kundër krimit, në treguesit, si dhe në objektivitetin e zbatimit të ligjit, duke synuar që punonjësit të arrijnë të punojnë mbi 30 vjet në këto struktura.

Kjo nismë e re ligjore, për të përmirësuar përfitimet aktuale të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, do t’i motivonte ato në përmbushjen me sukses të misionit për rritjen e sigurisë në vend, si dhe do të plotësoheshin rekomandimet e misioneve të huaja në ndihmë të policisë, si PAMECA apo Programi ICITAP, të cilat kërkojnë rritjen e parametrave aktualë të trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke i përafruar ato me standardet e policive të vendeve evropiane-thuhet në projektligj! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Zbulohen parcela me 1800 rrënjë kanabis në Bulqizë

Policia e Bulqizës, si rezultat i kontrolleve në malin e fshatit Okshtun evidentoi një parcelë me rreth 1800 fidanë...

Ndalimi i anijes me aktivistët/ Mijëra qytetarë protestojnë në Athinë kundër Izraelit

Mijëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e së hënës në rrugët e Athinës dhe Selanikut për të protestuar kundër ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj anijes...

Gara për kreun e BKH/ Nga Gledis Nano te Haki Çako, SPAK publikon emrat e kandidatëve

Ditën e sotme, SPAK ka publikuar listën me kandidatët për kreun e BKH-së. Ata janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Astrit Halilaj, Elton Kërluku, Gentian Ndoi,...

“Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë. E kam njohur kur ishte ushtar”

Dy ditë pas ndeshjes në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë, Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një deklaratë duke treguar se sipas tyre...

Jeta e jashtëzakonshme e Gwen dhe Augustus John

Talentet e Gwen John e tejkalonin me shumë atë të vëllait të saj – por të dy trajtohen me hollësi dhe ndjeshmëri në këtë...

Lajme të tjera

Web TV