Sokaku i të marrëve dhe politika kosovare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikurse dihet lojës së fëmijëve në romanin e Kadaresë i jep fund ardhja e mbrëmjes, ndërsa lojës së kalamajve tanë politikë një zot e di se si do t’i vij fundi. Politika e shndërruar në sokak të të marrëve është esencialisht e paparashikueshme. Siç janë vetë lëvizjet dhe gjestet e të marrit.

 Nga Blerim Latifi

Në romanin Kronikë në Gur, Kadareja na e rrëfen jetën në qytetin e Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërore, të parë nga pikëvështrimi i fëmijëve. Aty ekziston një skenë, në të cilën fëmijët e mbledhur në Sokakun e të Marrëve, nën efektin e lajmeve për zhvillimin e Luftës së Madhe, lozin me pulla postale. Çdonjëra nga pullat mban emrin e njërit prej shteteve të përfshira në luftë:

Na Francën dhe Kanadanë dhe më jep Luksemburgun.

Jo, more! E dashke Luksemburgun!

Po deshe.

Në qoftë se më jep Abisininë për dy Polonira, atëherë shohim e bëjmë.

Jo.

Atëherë, më kthe Indinë, që të dhash dje për Venezuelën.

Indinë? Na, merre! Ç’më duhet India? Të them të drejtën, që mbrëmë u pendova.

Mos u pendove edhe për Turqinë?

Turqinë e shita, se do të ta kisha kthyer.

Mirë atëherë, as unë s’ta jap Gjermaninë që të thash dje. E bëj katër copa dhe ty s’ta jap…

Bisedimet midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, në këta tre muaj e gjysmë, që nga përfundimi i zgjedhjeve të 6 Tetorit, më shumë se çdo gjëje tjetër, i ngjajnë kësaj loje fëmijësh në romanin e Kadaresë.

Derisa bota është përfshirë në trazira të mëdha dhe vetë shteti ynë gati është paralizuar nga brenda dhe jashtë për shkak të problemeve të mëdha të akumuluara prej vitesh të humbura në politika destruktive e debate shterpe, LV dhe LDK, që dolën më të votuarat në zgjedhje, i kalojnë ditët e netët duke u grindur me njëra tjetrën në pazarin e ndarjes së pushtetit.

Lexo edhe :  Si ka mundësi ?

– Merre këtë ministri dhe më jep atë tjetrën.

– Jo more! E dashke ti këtë ministri!

– Nëse më jep filan ministrinë, shohim e bëjmë.

– Merre këtë tjetrën se asgjë nuk më duhet.

– Ma kthe kryeparlamentarin që ma more dje, nëse do të të jap një ministri më shumë.

– Jo nuk ta jap, e bëj katër copa dhe  ty s’ta jap…

E kështu me rradhë.

Krejt si personazhet fëmijë të Kadaresë, por me dy dallime. Dallimi i parë është se ndarja e botës në lojën e këtyre personazheve zgjatë vetëm disa orë, ndërsa ndarja e pushtetit e kalamajve tanë politikë ka hyrë në muajin e saj të katërt. Dallimi i dytë ka të bëj me gjuhën: kalamajtë e Kadaresë nuk fyhen me njëri – tjetrin, ndërsa kalamajtë tanë politikë gjithë kohën nuk lënë gjë pa i thënë njëri – tjetrit.

Në historinë e negociatave politike për ndërtimin e bashkëqeverisjes nuk është parë një kulturë e tillë e komunikimit, pa sensin elementar të respektit reciprok.

Edhe armiqtë më të përbetuar, që e kanë gjakosur njëri tjetrin në fushën e betejës, në prag të paqes i çtensionojnë emocionet dhe e zbusin gjuhën, ndërsa kalamajtë tanë politikë, që dje dilnin para publikut duke tundur flamurin e koalicionit të shpresës, në komunikimin e tyre e kanë instaluar ligjin e lashtë të hakmarrjes, lex talionis : sy për sy, akuzë për akuzë, fyerje për fyerje.

Çfarë qeverie mund të dalë prej kësaj hasmërie të papërmbajtur?

Përgjigjja është e ditur : jetë shkurtër në kohë, disfunksionale në qeverisje!

Sikurse dihet lojës së fëmijëve në romanin e Kadaresë i jep fund ardhja e mbrëmjes, ndërsa lojës së kalamajve tanë politikë një zot e di se si do t’i vij fundi.

Politika e shndërruar në sokak të të marrëve është esencialisht e paparashikueshme. Siç janë vetë lëvizjet dhe gjestet e të marrit./express

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV