“S’ka para kur s’ka garë”, Braçe ngre akuza të forta ndaj arbitrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës kryeministri Erion Braçe njihet si politikani që ndjek më shumë ndeshjet e futbollit në vendin tonë dhe një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Partizanit.

Ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë Superiore duket se kanë ngritur një sërë debatesh e akuzash për drejtësinë e arbitrave.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka thënë se në 5 ndeshje fati i dy prej tyre vendosen nga arbitrat, ndërsa të tjerë janë të mbushura me gabime të gjyqtarëve.

Postimi i Braçes:

I NJeJTI FILM,

E NJEJTA HISTORI!

#SISTEMI D!

Ne 5 ndeshje, 2 i vendosin arbitrat;

Ne 5 ndeshje, 3 jane me gabime te renda arbitrash;

Ne 5 ndeshje, te 5-ta kane standarde te ndryshme gjykimi,

sipas ndeshjes-pra ekipeve dhe gjyqtarit te qellimte!

Por ka edhe me keq;

Ne 2 ndeshjet e vendosura nga arbitrat, ata vendosen per kryesuesit e Superliges, ne favor te tyre!

Shikoni,

dje u be shume mire qe u diskutua per penalltine e dyte akorduar Partizanit;

Nga pamjet, per mua nuk ishte penallti edhe pse sot, pasi lexova gazeten Panorama, pashe prape pamjet dhe,

sic gazeta edhe une dyshova se topi i goditur nga Cinari prek doren e nje lojtari para se ti bjere qurreve te nje lojtari tjeter qe me te drejte protestonte;

Por ate ndeshje,

NUK E VENDOSI GJYQTARI!

Nderkohe sot eshte nam;

Perseri e gjithnje Enea Jorgji:

Goli i pare i Tiranes haptazi me dore;

Goli i dyte i Tiranes nis ne minuten e 95:35 (ishin shtuar 4 min), Ngo-golashenuesi qe ne goditje te faullit eshte offside, mbetet offside edhe pasi sherbehet nga e djathta, i bie shtylles perseri dhe Muca bllokon me faull portierin, Ngo merr topin haptazi dhe e shtyn me dore, minuta eshte 95:45.

Vendosi arbitri jo si gjithnje Enea Jorgji;

Lexo edhe :  Yamal ndjek rrugën e Messit, Barcelona “nderon” supertalentin 17-vjeçar

Ne ndeshjen Partizani-Tirana dha 4 minuta shtese dhe, edhe pse u luajten 2 dhe 2 u vonuan, fiks tek e 4-ndeshja mbaroi;

Ne ndeshjen Kuksi-Skenderbeu shtoi 1 minute dhe, edhe pse Kuksi shenoi gol pak sekonda pas 1 minuti shtese,

Enea Jorgji mbylli ndeshjen fiks dhe goli as qe u quajt!

Nderkohe ne Gjirokaster eshte edhe me nam, nam fare;

Shiheni golin e Luftetarit, i qarte e ne drite te diellit;

As offside e as faull!

Po cfare? Hic, arbitri!

Edhe me keq,

ne dy ndeshje, dy standarde:

Nese ai ne Gjirokaster eshte faull pa prekur kerkend,

ky ne Tirane eshte sterfaull!

Po le manjane faullat dhe kartonet,

gjera te vogla ne dukje por qe vendosin kur te lene me 10 lojtare dhe ekipin e favorizuar gjithnje me 11.

Tani qe shkruaj cdo gje ka mbaruar!

Ka muaj qe degjoj se futbolli ne kete vend eshte ne krize prej parave!

Te gjithe, perfshire titullarin e SISTEMIT, ulerasin kunder taksave a thua se paguan kush taksa prej tyre!

Po ua them prape;

SKA PARA KUR SKA GARE,

KUR FITUESI PARACAKTOHET!

 

Të fundit

Vota e Diasporës për 11 Majin, ja sa emigrantë kanë aplikuar (SHIFRAT)

Po vijon me ritme të larta procesi i aplikimit të Diasporës në KQZ për pjesëmarrje në votimet parlamentare të...

Beqiri për ‘21 Janarin’: Dëshmitarët dhe provat filmike rëndojnë Berishën

Avokati Idajet Beqiri thotë se dërgimi në gjyq i çështjes së “21 Janarit”, po vonon nga ngarkesa që ka Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në një...

“Jemi në pikun e gripit”/ Brataj: Në vendin tonë prezent Covid dhe RSV-ja

Me uljen e temperaturave shtohen dhe rastet e pacientëve nëpër spitale. Sëmundjet si gripi dhe llojet e ndryshme të viruseve qarkullojnë në vendin tonë...

Shiu i rrëmbyeshëm, përmbyten rrugët në Durrës

Pas disa minutash shi, rrugët në zonën e stadiumit në Durrës u përmbytën dhe u bënë të pakalueshme për makinat dhe qytetarët mbrëmjen e...

Nuk ndalet Trump, tani kërkon të ndryshojë emrat e maleve

Rikthimi Trump në Shtëpinë e Bardhë është pritur me entuziazëm dhe me habi. Pas planeve për të ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës, lëshoi...

Lajme të tjera

Web TV