“Buxheti Faktik” i 2019-ës në Kuvend: Borxhi publik në nivelin me të ulët nga viti 2014

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme u prezantua projektligji “Për miratimin e Buxhetit Faktik 2019”, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku një pjesë të rëndësishme zuri ecuria e borxhit publik.

Borxhi publik gjatë vitit 2019 përgjithësisht u karakterizua nga një ecuri pozitive, duke qenë në përputhje me objektivat makro-fiskale, buxhetin e planifikuar për vitin 2019 dhe objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit (SAMB).

Dua të theksoj se, në përputhje me objektivat makro-fiskale, niveli i borxhit publik në raport me PBB  për të katërtin vit radhazi u vlerësua me rënie. Në fund të vitit 2019, borxhi publik u vlerësua në nivelin 1,112.6 miliard Lekë ose 65.9% e PBB. Krahasuar me fundin e vitit 2018, niveli i borxhit publik në raport me PBB ka shënuar një rënie prej 2.0 pikë përqindje”, u shpreh Mimoza Dhëmbi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Për të reduktuar dobësitë e lidhura me borxhin publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndërmarrë disa masa për rregullime fiskale gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, reforma kundër informalitetit ka ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave, duke mbetur një prioritet i vazhdueshёm.

Sa i përket menaxhimit të borxhit gjatë këtyre viteve, kemi zvogëluar risqet e ndryshimit të termave duke diversifikuar dhe zgjatur ndjeshëm maturitetin e borxhit tonë”, shtoi përfaqësuesja e ministrisë.

Politika fiskale konsoliduese synon të mbajë trajektoren e rënies së borxhit publik nё raport me Prodhimin e Brendshёm Bruto që nga viti 2016./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e...

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete...

“A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?” Profesori i kujton lutjen Lapajt

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Policia dhe IKMT “zbarkojnë” pranë lokaleve rreth stadiumit “Air Albania”

Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër...

Lajmi i fundit: Edi Rama zgjedh njeriun që do jetë kryebashkiaku i Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku, për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do...

Lajme të tjera

Web TV