Maqedonia e Veriut siguron vendin në “Euro 2020”, mund minimalisht Gjeorgjinë në finale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Kosova nuk arritën të kualifikoheshin për në fazën të Evropianit të ardhshëm, por shqiptarët do të jenë atje, teksa përbëjnë gjysmën e formacionit të Maqedonisë së Veriut.

Fqinja lindore, një president federate shqiptar, me 4 lojtarë shqiptar në formacion, por edhe të tjerë në kontingjent, ka fituar me një gol të vetëm ndaj Gjeorgjisë të enjten.
Nuk ishte e thënë të ishte Kosova, e cila u eliminuar pikërisht përballë Maqedonisë së Veriut, por do të jetë kjo e fundit që do të shkojë, për herë të parë në historinë e saj, në fazën finale të një veprimtarie madhore sportive, siç është Evropiani i 2020-ës.

Fqinja lindore, një president federate shqiptar, siç Muamed Sejdini, me 4 lojtarë në formacion, por edhe të tjerë në kontingjent, ka fituar me një gol të vetëm të shënuar në pjesën e dytë nga veterani Goran Pandev, duke mposhtur Gjeorgjinë të enjten, në finalen e sezonit të shkuar të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës.

Kësisoj, Maqedonia e Veriut siguron vendin në turneun kontinental të përfaqësueseve, që për shkak të epidemisë së virusit korona, është shtyrë për në verën e vitit të ardhshëm. Ajo do të jetë në grupin C, ku do të përballet më 13 qershor me Austrinë, 4 ditë më pas me Ukrainën dhe më 21 qershor 2021 me Holandën në Amsterdam.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV