Zhaklina Peto kthehet në garë për Gjykatën Kushtetuese, Apeli zbardh vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Administrative ka zbardhur vendimin me të cilin kthen në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten Zhaklina Peto.

Në vendim thuhet se pas shqyrtimit të çështjes është arritur në përfundimin se procedura e ndjekur nga KED me ndalimin e kandidimit të Zhaklina Petos ka qenë në kundërshtim me parimet e përgjithshme administrative pasi ka shkelur rëndë të drejtën e kandidates për tu dëgjuar para marrjes së verdiktit përfundimtar.

Sipas gjykatës, kjo mënyrë procedimi ka cënuar parimin e ligjshmërisë pasi është cënuar e drejta e Zhaklina Petos për kandidim pa respektuar një proces të rregullt ligjor.

Për rrjedhojë Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur që të shfuqizojë vendimin e KED të datës 5 tetor 2020 ndërsa nuk ka pranuar padinë e Zhaklina Petos për të kandiduar sërish, duke i’a lënë KED-së në dorë vazhdimin e kësaj procedure./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bulqizë, humb jetën në galeri minatori 40 vjeçar

Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, pasi dyshohet se...

Honda prezanton bateritë e reja me një distancë deri në një mijë kilometra

Honda planifikon të prodhojë SSB (bateri në gjendje të ngurtë) për automjetet elektrike që mund të sigurojnë një distancë deri në 1000 kilometra me...

Ngecja në trafik/ Londra e para nga qytetet evropiane, ndiqet nga Parisi dhe Dublini

Londra është e para në listën e qyteteve evropiane për sa i përket bllokimit të trafikut, e ndjekur nga Parisi dhe Dublini, njoftoi kompania...

Pse janë të dobishme për ne momentet e heshtjes dhe të vetmisë?

Ndërveprimi i vazhdueshëm me të tjerët mund të jetë vërtet rraskapitës sepse ne duhet të investojmë shumë energji për t’i bërë të tjerët të...

“Të parët në listën e kriminelëve”/ Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë në MB

Tabela e ‘ligës së krimit’ në Mbretërinë e Bashkuar vendos shqiptarët si kombësinë më të mundshme për t'u arrestuar, të ndjekur nga afganët, irakianët,...

Lajme të tjera

Web TV