Policia me “dorë të hekurt” për të pabindurit, ndëshkon 692 qytetarë pa maskë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së Covid-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 692 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 2 lokale ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet shërbimet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 27 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  ‘Vdes Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: I përhapin ata që...

Të fundit

Protestat në Beograd, eksperti i sigurisë: Prapa tyre fshihen shërbimi rus dhe serb

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi foli në ‘Studio Live’ lidhur me protestat në Serbi dhe situatën në prag të zgjedhjeve në...

Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi

Dy turistët, njëri nga Kosova dhe tjetra shtetase nga Gjermania, kishin humbur kontaktin gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit. Menjëherë në ndihmë të turistëve...

“Kam kryer marrëdhënie me 500 femra”, Jozi bën “lëmsh” banorët, ja si reagoi Loredana

Një sfidë e re ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip! Banorëve u është kërkuar që të bëjnë një lojë, ku secili do të...

Gjendet i vdekur në oborrin e banesës 62-vjeçari/ Trupi i pajetë u gjet nga familjarët

Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij në fshatin Çiflig të Korçës. Burime bëjnë me dije se 62 vjeçari...

Delfini i Ramës? Endri Shabani: Mos dëgjoni Berishën

Drejtuesi i Nismës Thurje Endri Shabani i përgjigjet zërave që thonë se është delfini i Ramës. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

Lajme të tjera

Web TV