Edi Rama tregon mesazhin: Opozita po tmerron të moshuarit, i ka futur makthin familjeve shqiptare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita po nxin qëllimisht dhe duke gënjyer situatën e pandemisë në vendin tonë.

Rama tha se duke shpifur dhe gënjyer për gjendjen alarmante në spitale, opozita po terrorizon familje të tëra si dhe po tmerron të moshuarit.

Kreu i qeverisë tregoi edhe një mesazh që ia kishte dërguar “një personalitet i shquar publik”, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Sipas Ramës, ai i kishte shkruar se “mund të flinte i qetë”, pasi kishte parë pamjet reale në spitalet Covid në vendin tonë.

Nuk ndodh që të gjendet nëj opozitë, që edhe për një pandemi që bie në 100 shekuj, nuk gjen dot arsyet për t’u bashkuar, jo me qeverinë, por me shumicën e njerëzve që janë në hall.

Dhe opozita në këtë rast është për ta qarë hallin, sepse është detyra jonë ta zgjidhim, siç po përpiqemi, por jo të bëjë opozita politikë me hallin deri në pikën që t’u kallë frikën, ti rrisë pasigurinë, duke përdorur instrumenta të ulëta si shpifje, fabrikime, duke arritur realisht të shqetësojë familje e familje të tëra.

Sot kam marrë një mesazh nga dikusht që nuk kam autorizim t’i përdorë emrin, nga një personalitet në moshë të thyer që më shkruan se “më në fund kam mundur të flej gjumë, pasi pashë realitetin e spitaleve, pasi nuk arrija do të flija gjumë nga ankthi që po të infektohesha nuk do gjeja dot shtrat në spital.

Dhe është një personalitet i shquar. Ishte një mesazh çlirimi nga barra e tmerrshme mendore që kjo opozitë i ka ngarkuar atij dhe shumë të moshuarve si ai,” deklaroi ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Aksionet globale u rritën dhe dollari vazhdoi rënien të martën, ndërsa hyri në fuqi një armëpushim për t’i dhënë...

Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Provimi nis në orën 10:00...

Fillon Bllokada e Berlinit, një nga përplasjet e para të mëdha të Luftës së Ftohtë

24 qershor 1948 Më 24 qershor 1948, Bashkimi Sovjetik nisi Bllokadën e Berlinit, duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore që lidhnin Berlinin Perëndimor...

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

Lajme të tjera

Web TV