‘Për të vënë duart në kokë’/ Kjo është shifra stratosferike që pagoi Trump për tu shëruar nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët kanë zbuluar se mjekimi që ka përdorur Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump, për tu shëruar nga Covid-19, kap shifra stratosferike.

Sipas tyre, Trump-it i ka kushtuar mjekimi më shumë se një milion euro dhe se ky mjekim përdoret për shumë pak njerëz. Praktikisht atij iu dha një dozë e bollshme antitrupash monoklon, që është një ‘raketë tokë-ajër’ siç e konsiderojnë ata.

Ekspertët janë shprehur se ky ilaç, bllokon virusin kur  hyn në gjak dhe në këtë mënyrë nuk mund të shkaktojë sëmundjen. Vetem se ky mjekim nuk është për të gjithë. Është shumë i kushtueshëm. Mjekimi i përdorur nga Trump është një mjekim për presidentë.

Drejtoresha e qendrës shëndetësore në Universitetin e Florida-s, Ilaria Capua, ka shpjeguar se antitrupat monoklon, janë raketa, që prodhohen në sasi shumë të vogla. Dhe për të funksionuar duhet të jenë shumë të përqendruar.

“Për këtë arsye ai arriti të zhvillonte pjesën e fundit të fushatës elektorale duke u tallur me virusin. Njerëzit që i besojnë, dhe janë të shumtë, panë presidentin e tyre të fortë. Por kjo nuk vlen! Sepse ai ka marrë super dozë”, ironizoi Capua, e cila thekson se si ani trupat monoklon, janë terapi super speciale.

Është një gënjeshtër të mendosh se ky mjekim mund të përdoret për  të gjithë njerëzit në pak muaj.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

Lajme të tjera

Web TV