Aplikimet në PS për deputet, Rama: Duam një skuadër të harmonizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në turin “Deputeti që duam”, u shpreh se PS mbetet e hapur për çdo propozim që vjen nga qytetarët dhe anëtarësia.

Nga Fernada Cenko

Partia Socialiste sjell risi në këto zgjedhje të përgjithshme. Në një farë mënyre nëse do të të ndodhë vërtetë i bie që në një farë mënyrë, Partia Socialiste “hap listën” për kandidaturat. Kryeministri Edi Rama në eventin ‘”Deputeti që duam” ka bërë thirrje qytetarëve që duan të përfshihen në politikë të aplikojnë në faqen e Partisë Socialiste nëse e ndjejnë se mund ta bëjnë punën më mirë se ata që e kanë bërë deri më sot.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi se PS për zgjedhjet e 25 prillit kërkon një skuadër të harmonizuar, jo vetëm me mosha të reja, por edhe burra e gra që vijnë nga rruga e suksesit dhe duan të kontribuojnë. Për më tepër Rama thekson se nuk përjashtohet asnjë qytetar, nga punonjësit e administratës shtetërorë, sociale, mësuesit, mjekët, infermierët, ata që punojnë tokën por dhe emigrantët.

Përtej sprovës së parë dhe emocioneve, falenderoj të gjithë që janë dhe e kanë marrë përsipër të shprehin gatishmërinë e tyre dhe ky është patjetër një nder për të gjithë ne. Për PS, dhe nga ana tjetër dëshiroj t’ju them të gjithëve se kush e ndjen mund ta bëjë më mirë këtë punë se sa ata që e kanë bërë deri më sot. Kush e ndjen që e ka vullnetin, kurajon, vendosmërinë, durimin për të bërë këtë punë është i mirëpritur ta shprehë interesin e vet përmes kësaj platforme. Pa asnjë diskutim që do jemi në lartësinë e PS ka qenë një forcë që i ka hapur pavarësisht vështirësive të natyrës, pavarësisht të tjerëve, i ka hapur dyert”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe :  Urbani merr flakë me pasagjerë brenda, momente paniku në kryeqytet (VIDEO)

Ai theksoi se PS që në themelim të saj ka qenë pikë e fortë garaviteti për qytetarët që duan të shohin një vend më të mirë. “Këtu në këtë shesh janë shumë ata që i përkasin një gjenerate më të re. PS qysh në ditën e parë të krijimit të saj ka qenë pikë e fortë graviteti për qytetarët që duan të shohin një vend më të mirë në Shqipëri, një vend më të mirë. Nga ana tjetër ne kemi nevojë që të harmonizojmë gjeneratata , eksperiencat, energjitë, përvojën e atyre që prej kohësh janë ta angazhuar në këtë front, në vijën e parë të betejës, edhe të atyre që kanë talentin për t’u angazhuar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e ka lënë të hapur çështjen e grupmoshave që do të marrin pjesë në këtë aplikim, por kërkon që secili prej tyre të ketë ide të reja në qeverisje. “Kur ne themi që jemi të hapur, duam të ndërtojmë një skuadër më harmonizuar, jo vetëm mosha të reja, por edhe burra e gra që kanë pasion e forcë shpirtërore, ide të reja për ne. Kam parasysh njerëz të cilët do të vijnë nga rruga e suksesit të tyre në atë drejtim që kanë zgjedhur, që ata që kanë zgjedhur të shërbejnë në administratën shtetërore, tek ata që shërbejnë si mësues, mësuese, mjekë, infermierë, punonjës socialë, dhe patjetër ata që u shërbejnë familjeve të tyre, duke ndërtuar modele suksesi. Deri tek ata që i sjell në fund jo për nga rëndësia, që janë në emigracion.”, theksoi Rama.

Në prag të viti elektoral forcat politike po përzgjdhin kandidatët që do të jenë në listë për zgjdhjësit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Lajme të tjera

Web TV